top of page

Hekuri  i ndërtimit, Kontrolli dhe Sigurimi i Cilësisë / Tanush Çaushi

Hekuri i ndërtimit është një material që perdoret gjerësisht në Shqipëri. Shqiptarët janë të "apasionuar" pas betonarmesë.

Njëkohësisht hekuri është i rëndësishëm edhe në reagimin antisizmik të objektit.

Realizimi i detajeve dhe veçanërisht i nyjeve është jetik për kapacitetin shuarës pasiv të strukturës.

Po cilat janë disa nga gjërat kryesore që duhet të kemi parasysh për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë?

Cilësia e materialit të hekurit duhet të sigurohet nga Inxhinieri i Zbatimit dhe ai i Cilësisë,në mënyrë që të sigurohet cilësia e kërkuar sipas Specifikimeve Teknike dhe kërkesave të projektit.

ree

Mund ta ndajmë këtë çështje në dy faza kryesore:

1)Faza e parë është faza e prokurimit të hekurit: Në këtë rast duhet që të përgatiten dokumentat e prokurimit. Në këto dokumente përfshihen: Preventivi,Specifikimet Teknike te materialit dhe Termat e References.
2)Faza e dytë: negocimi me ofertuesit e ndryshëm dhe përzgjedhja e ofertuesit që përmbush kriteret teknike dhe ka ofertën më të mirë financiare. Me ofertuesin më të mirë lidhet kontrata. Edhe gjatë kësaj faze roli i Inxhinierit është thelbësor. Ai bën përzgjedhjen dhe krahason çertifikatat e materialit në raport me kërkesat. Në këtë mënyrë siguron cilësinë.
3) Faza e trete: porosia e materialit. Në këtë fazë sigurohuni që po porosisni materialin e kërkuar dhe sasinë respektive.
4)Faza e katërt: ardhja e materialit në kantier Në Shqipëri jane në fuqi Kushtet Teknike të Zbatimit, por edhe kushtet dhe normat europiane janë të aplikueshme. Legjislacioni shqiptar i njeh të dyja këto kushte me ligj.

Disa nga gjërat që duhet të kemi parasysh në këtë fazë janë: - I gjithë hekuri duhet të jetë i pastër dhe pa ndryshk,vajra apo çfarëdo materiali tjetër që mund të dëmtojë lidhjen kohezionale midis betonit dhe hekurit ose të shkaktojë korrozion te hekurit ose shpërbërjes së betonit. - Shufrat duhet të jenë të prera sipas përmasave në projektin konstruktiv. Ato duhet të kene gjatesinë e përcaktuar në vizatim, formën dhe rrezet e kthimit sipas diametrit. Në fakt, shufrat është mirë të kthehen në vend me qëllimin për të kontrolluar nëse kthehen bute apo normalisht. Njekohesisht për të kontrolluar nëse shfaqen ndonjë çarje gjatë / pas lakimit dhe për një saktësi më të madhe.

Vlerësimi i cilësisë së çelikut dhe testimet

1- Matja e peshës për metërlimear çeliku: pesha / m e shiritit mund të testohet në vend duke prerë një shufër në tokë 1m dhe duke kontrolluar peshën e saj. Vlerat e peshës duhet të jenë në intervalin e specifikuar në tabelë.


2- Matja e kthimit sipas diametrit: Për një shirit të shtrembëruar, ajo zakonisht ëshyë ndërmjet 5 deri 12 herë diametrin e saj.


3- Marrja mostrave të hekurlt dhe dorëzimi në Laborator për të kryer provat në tërheqje.


Këto ishin disa nga çështjet e trajtuara në këtë artikull të dashur lexues. Sigurisht që jeni të mirëpritur për plotësime dhe sugjerime.

Comments


bottom of page