top of page

Heroi i Arsenalit Parlor: Ne jemi shumë larg Liverpool dhe Man City

Legjenda e Arsenalit, Ray Parlor beson se Manchester City dhe Liverpool janë më të mirët në Premier League.

Megjithë suksesin ne transferimet verore të bëra nga Topçinjtë, Parlor nuk beson se ata kanë një skuadër që mund të krahasohet me dy skuadrat e mësipërme.

Kjo eshte arsyeja pse ai mendon se marrja e vendit të katërt do të jetë një arritje e mirë për Arsenalin këtë sezon.

"Kam dëgjuar disa shfaqje dje duke thënë që ne mund të sfidojmë Premier ligën, por ato janë një milion milje larg nga Manchester City dhe Liverpooli për momentin, nëse tregohem i sinqertë," tha Parlor për TalkSPORT. Ai e mbylli fjalën duke thënë: "Sa lojtarë të Arsenalit do të futeshin në ekipin e Liverpoolit?"

Comments


bottom of page