Konispol
- Oct 20, 2020
- 1 min read
Updated: Oct 21, 2020
Poezi nga poeti Hekuran Halili
Konispol
Këtu,
kujtimet më dalin para nga çdo plasë guri,
dhe më pështjellin heshtazi e ngrohtë...
Këtu,
malli për ata që janë dhe për ata që s’janë më,
më del nga shtrati i shpirtit dhe,
të dhjetë përrenjtë e këtij vendi,
i mbush deri në harbim..
.
Këtu,
nuk ka më kufi mes dheut e qiellit.
Nga sheshi ku rri, zgjas dorën si perëndi,
mbaj diellin të mos bjerë në perëndim,
që kjo mbrekulli , të mos mbarojë...
Këtu,
çdo gjë më mbush e më lumturon deri në pa mbarim...
Ç’ka më rrok syri e puth, e mbledh në gji,
me vete e marr...
Këtu ,
e gjithë qënia ime si bard nis t’më këndojë,
Konispol, Konispol, Konispol





Comments