Botimi më i ri i Pajtim Çaushit është tashmë në librari: "SHITËSIT E REVE"
- 1 minute ago
- 2 min read
Paraqitje e romanit SHITËSIT E REVE
autor Pajtim Çaushi
Nga sot Shtëpia botuese 2M në Tiranë hodhi në qarkullim romanin SHITËSIT E REVE të shkrimtarit Pajtim Çaushi.
Përshkrimi empirik e veprës:
Botim me cilësi të lartë. Lidhje me qepje. Kopertinë e trashë.
Prozë bashkëkore shqipe. Roman i llojit satirik.
Nr i faqeve 424.
Redaktor: Enver Qose
Konsulentët letrarë:
Remzi Nervaj, Enver Baça, Xhevahir Kotobelli
Korrektor gjuhësor
Afërdita Çaushi (Haxhiu)
Design: Tanush Çaushi
Botues: Aristark OSMANI
I S B N: 978992885651 7

Shikimi i brendisë së veprës
Në vite për çdo roman të publikuar shkrimtari Pajtim Çaushi ka përdorur teknika
të ndryshme rrëfimi, kryesisht të bashkëkohësisë. Me termin bashkëkohësi ai kupton krijimtarinë letrare të krijuar mbi estetika shkollash e rrymash të ardhura pas simbolizmit. Natyrisht, këto të ndërthurrura me teknikën e rrëfimit realist linear apo të përzier.
Ai mendon se çdo krijues, nëse do të ketë për secilin krijim vetiak të njëjtën mënyrë
tregimtarie, atëherë lexuesi, me të drejtë do të ndiehet në dilemën ngacmuese.
Përse u dashka rishkruar e shkruara?...
Përkundër, nëse për secilën vepër tregimtare përdor teknika të ndryshme rrëfimi, atëherë mban zgjuar interesin për produktin tënd artistik që ke hedhur për të komunikuar me bashkëkohësit.
Kjo larmi mënyrash për paraqitjen e subjektit është jetësuar në romanet radhaz të tij duke filluar me "Robina e ëngjëjve" e vijuar me "Heshtja e Unit", romanin me dy vëllime "Kryeministri reve", "Zana e Syrit të Kaltër", "Monumenti i hijeve", "Nënkryeministri, njeriu që i kacavirret pushtetit", "Flatrat e Ajra Ajojt" dhe "Hija e Vetes".
Tek romani i nëntë "Shitësit e reve" Pajtim Çaushi gërmon në brendësi të individëve dhe raporteve që krijojnë ata me të tjerët në mjedise familjare, shoqërore e shtetërore.
Kjo teknikë rrëfimi shpaloset tek të gjithë personazhet e më tepër tek personazhi kryesor, tipi bashkëkohor i Lumo Vulës.
Mbështetur në estetikat e frojdizmit dhe neofrojdizmit, karakteret në vepër realizohen si qënie njerëzore tre dimensionale. Konkretisht, nën lëkurën e një individi Qënia bashkëjeton me Unin dhe Veten.
Kur Uni rri në odë, Vetja futet në bodrum. Kur Vetja ngjitet sipër, Uni fshihet poshtë. Uni del e qetëson. Vetja del dhe acaron. Qënia vepron në akord me ndërhyrjet e tyre.
Pra Qënia është ajo që ne e vërejmë me syrin e lirë në monotoninë e të përditshmes. Në të
vërtetë truri i çdo individi përbëhet nga shtresa të shumta, pra ai qënka organ me ndërtim palimpsesti (1).

Disa shtresa i shohim se kanë dritë, po të shumtat janë në mjegull. Tek të parat qëndron mendimi i vetëdijes që në roman shënohet Uni. Në të dytat pavetëdija e populluar nga instiktet. Në vepër shenjohet Vetja. Të dyja janë pjesë e Qënies. Qënia është tërësia e individit.
Vetëm duke e shikuar në këtë këndvështrim, lexuesi do të mund të shijojë mjeshtërinë rrëfimit tek romani i fundit i autorit Pajtim Çaushi.
_____________________________________________
1. palimpsest - shumështresor, koncept i etetikës modeniste (Sh Bodëler)
SH T Ë P I A B O T U E S E 2 M
Botues Aristark Osmani




Comments