Kur unë vdiqa ja çfarë ndodhi
- miremengjes.net
- Oct 2, 2022
- 3 min read
Një lajmërim vdekjeje kishte në të foton dhe emrin tim. Ishte e papritur për mua kjo gjë, dhe rrija e shikoja atë njoftim si humbamen. Menjëherë lëshova një britmë terrori: Çfarë dreqin bën fotoja ime në lajmërimin e vdekjes? Mbrëmë mbaj mend një dhimbje të mprehtë në kraharor. Shikova përreth, ishte mëngjes por kafja ime nuk ishte bërë gati. Njerëz ishin duke hyrë në shtëpi nëpërmjet derës së dhomës së gjumit. Hyra brenda dhe vështrova në shtrat. Ja aty isha, i shtrirë i gjithi i vdekur.

Njerëzit më mbanin sehir, jo shumë prej tyre qanin, madje disa dukeshin të lehtësuar. "Dëgjoni", thirra fort me zë të lartë, "Unë jam këtu, jam mirë dhe nuk kam vdekur." Askush s'më dëgjonte. Të gjithë rrinin përreth shtratit tim e më bënin sehir. U ktheva dhe shkova në dhomën e ndenjes. Arkivoli kishte mbërritur. Ai ishte pozicionuar në mes të dhomës. I pashë ata te mbanin trupin tim dhe ta vendosnin në të. "Unë nuk jam akoma gati që të shkoj", bërtita, "Unë kam akoma punë për të bërë, mos më varrosni para se të jem gati!"
Vështrova përreth. "Ku është familja ime?", pyeta veten. Ata ishin në dhomën tjetër, duke qarë. "Unë nuk kam vdekur", i ulërita me sa zë kisha në kokë gruas sime dhe fëmijeve. Ata vazhduan të qanin. "Si mund të shkoj unë pa të të thënë që të dua?", pyeta gruan time. "Si mund të shkoj unë pa ju përqafuar ju të dyve?", pyeta fëmijët e mi. Qava me ta.
Këngë po këndoheshin nga dhoma tjetër. Hyra brenda teksa ata këndonin këngët e mia të preferuara. Në sytë e njërit prej personave që po këndonin kishte lot. "Por ne nuk kemi folur për vite me radhë bashkë", i thashë atij i penduar dhe i prekur. "Pse po qan? Hajt tani, hajt or burrë ma shtrëngo dorën dhe të bëjmë paqe, mos më lër kështu". Personi vazhdoi të qajë ndërkohë që këndonte. Ai nuk e pa dorën time të shtrirë drejt tij.

Qeni im u ngrit dhe nuhati arkivolin tim. Ai nuk dukej aq i shqetësuar që unë nuk isha më. "Ma mer mendja se kam qenë shumë i vrazhdë me ty", i thashë atij, "Hajde, më lër të të përkëdhel pak". Qenit ju hap goja për gjumë, u shtriq dhe ra të flejë. Këngët pushuan dhe prifti erdhi. Ai u ul afër personit që ishte duke qarë dhe u përkul për të folur me të. U afrova afër tyre për të dëgjuar se për çfarë po e pyeste.
"A ka ndonjë gjë të mirë që i ndjeri ka bërë në jetën e tij?", pyeti prifti. Burri mohoi duke tundur kokën i mërzitur. Ishte një heshtje kur ime shoqe hyri në dhomë. "Ajo duket shumë e bukur", mendova unë. "Ti dukesh shumë e bukur!", i thashë me zë të lartë. Ajo nuk i dëgjoi fjalët e mia. Jo, nuk i dëgjoi fjalët e mia, sepse unë kurrë nuk ia kisha thënë më parë.
"O Zot!" Bërtita në agoni, "Më jep edhe pak kohë të bëj gjërat që duhet ti kisha bërë!"
I pashë ata teksa transportuan arkivolin tim dhe e vendosën tek makina e varrimit që priste jashtë. Qeni im nuk u shqetësua fare të zgjohej nga gjumi i thellë në të cilin kishte rënë. Prifti refuzoi të thoshte ndonjë fjalë për mua. Ata e kuptuan të gjithë që nuk kishte asnje fjalë të mirë për të thënë. U ktheva ti them më fal personit që kishte lot në sy. U ktheva të përqafoj fëmijët e mi. U përkula ti pëshpëris në vesh fjalët e dashurisë gruas sime, dhe më pas ngrita kokën lart nga qielli duke qarë dhe totalisht i pashpresë thirra me sa kisha fuqi, "O Zot, të lutem dhe një shans!"
"Bërtite në gjumë", tha ime shoqe nderkohë që më zgjoi me mirësjellje, "mos vallë pe ndonjë ëndërr të keqe?" Ajo u shtang pasi e shtrëngova fort dhe përqafova duke i përshpëritur në vesh: "Je shumë e bukur...!"

Mësimi:
Një ditë do të ndodhemi të gjithë në këtë situatë. Nuk e shkruajta këtë monolog për t'ju trembur, por për t'ju ndërgjegjësuar dhe për t'ju kujtuar se sa me fat je që je i gjallë dhe ke akoma mundësi të ndreqësh marrëdhëniet e tua me të afërmit. Bëhuni pjesë e këtij mesazhi ndërgjegjësues dhe shpërndajeni me miqtë tuaj. Ju falenderoj përzemërsisht që më ndiqni dhe mos harroni këshillën më të mirë në botë, mendjen në vend 👉😎
Comments