Lakuriqësia që vret dhe dhemb
- May 26, 2021
- 1 min read
Nga Elona Caslli
Të dashur ""modernë" a do ta gëlltisnit shfaqjen e bijës suaj lakuriq në qendër të qytetit?!
A do ta gëlltisnit shfaqjen lakuriq të motrës suaj në qendër të qytetit?!
A do ta gëlltisnit shfaqjen e gruas suaj lakuriq në qendër të qytetit?!
Jini të sinqertë me veten dhe mos bëni "modernin" në kurriz të një vajze tjetër.
Të dashura " moderne" a do të dilnit lakuriq në qendër të qytetit?!
A do të pranonit që lakuriqësia juaj të shfaqej në çdo portal?!
Jini të sinqerta me veten dhe pranoni që nuk do ta bënit.

Nëse ajo vajzë do të kish qenë vajza ime, motra ime, apo mikja ime shfaqja e saj do me kish krijuar dhimbje. Edhe pse nuk e njoh prapë më krijon dhimbje.
Për mua ajo vajzë ishte thjesht një lakuriqësi që vret dhe dhemb.

Post Scriptum- Firmosur nga një e prapambetur dhe e pagdhendur.




Comments