Mbrëmje të etura
- miremengjes.net

- Dec 27, 2021
- 1 min read
Nga Gladiola Jorbus
Mbrëmje të etura
Përgjumen ëndërrimet e vjeshtës
në spektrin ngjyrosës të krijimit.
Mbi degëza të zhuritura
përgjërohen trëndafilat e koraltë.
Qielli mbushet me re.
Shiu premton ardhjen e tij.
Tokën e shenjtë do të puthë,
e do ringjallë përsëri.
Nuk ka më vend për ligësi.
Zbehen, mërgohen mëritë.
Mbrëmjet, të etura vuajnë.
Refuzojnë - të zgjohen sërish, në vetmi.
Kthetrat e mallit, kujtimet rrëmojnë,
hutohen, përvdiren në melodi.
Dashuria - spirancën hedh në mol.
Njeriun të kryqëzojë në lumturi.





Comments