top of page

”Mos qaj për diçka që nuk qan për ty!”

Gjatë një vizite të Sofi Loren në Londër i vodhën bizhuteritë, gjë e cila e dëshpëroi dhe pikëlloi pa masë. Ato ditë e shihje vetëm me lot në sy.

Regjizori i madh Vitorio De Sica i qëndronte pranë dhe në një moment të rëndë, kur kishte shpërthyer në të qara me dënesë, i tha:”Kurseji lotët o Sofi.

ree

Të dy vijmë nga shtresa më e varfër e Napolit. Dolëm nga hiçi dhe ngjitëm majat. Herë kemi fituar shumë e herë të tjera kemi humbur, por përsëri kemi fituar, sepse paraja shkon e vjen.”

Sofi i shpërtheu në fytyrë duke i thënë:

”Ti s’kupton Vito. Ato bizhu ishin pjesë e imja, pjesë e jetës time.”

Vitorio mori një shami dhe duke i fshirë lotët i tha:

”Mos qaj për diçka që nuk qan për ty!”

ree



Comments


bottom of page