top of page

Mungojnë Messi dhe Suarez? Asnjë problem për Barcelonën

Pas humbjes së papritur me Athletic Bilbao, trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde pa dyshim se e ka ndjerë presionin përpara ndeshjes të së dielës në shtëpi kundër Real Betis.

Tifozët e Barça-s janë mësuar me suksese, dhe Valverde eshte perballur me një pjese të tifozëve të Barcelonës për të cilët thjesht fitimi i ligës nuk është i mjaftueshëm. Nëse humbja në San Mamés do te pasohej nga dështimi kundër Betis, shqetësimet e tifozëve mund të ishin rritur në diçka edhe më shumë.

Valverde nuk kishte mundësi të thërriste të dëmtuarit Lionel Messi dhe Luis Suárez, dhe udhëhoqi ekipin me treshen Antoine Griezmann, Rafinha dhe Carles Pérez, i diplomuari në La Masia.

Tensioni ndaj Valverde u rrit kur Nabil Fekir e vendosi Betis-in përpara në avantazh pas 15 minutash, por Barça nuk u tërhoq në panik dhe rriti intensitetin në lojë, duke sjellë ndryshim tërezultatit falë një Griezmann-i mbresëlënës.

Kjo dukej se e riktheu besimin te Barça, dhe brenda 15 minutave të para të pjesës së dytë ata ishin 4-1 ne avantazh, me gola nga Griezmann, Pérez dhe Jordi Alba. Zëvendësuesi Arturo Vidal solli edhe golin e pestë, para se Loren Morón të dergonte topin në këndin e sipërm të portës së Ter Shtegen.

Mbrëmja ishte gjithashtu e vecantë për prezantimin e 16-vjeçarit Ansu Fati, i cili u bë lojtari i dytë më i ri në historinë e Barcelonës kur zëvendësoi Pérez në pjesën e dytë.

Ndërsa Valverde po shijonte fitoren, rivali i tij Zinedine Zidane nuk ishte duke kaluar një kohë kaq të lumtur.

Javën e kaluar, një fitore 3-1 kundër Celta-s i kishte dhënë Real Madridit të Zidane një fillim ideal të sezonit, por të shtunën dobësitë e tyre u ekspozuan kur u përballën me një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Real Valladolid.


Los Blancos dominuan lojen, por ishin të pafuqishëm në sulm. U duk sikur arritën të marrin një fitore jo dhe aq të bukur kur Karim Benzema mori topin në skajin e fushës, u kthye dhe goditi në mënyrë të jashtëzakonshme në cepin e rrjetës pas 82 minutash.

Por ishte sulmuesi i Valladolid, Sergi Guardiola, i cili barazoi në minutën e 88 dhe u zbriti atyre dy pikë.


Zidane zhgenjeu pak adhuruesit dhe mediat duke zgjedhur një skuadër që kishte shumë ngjashmëri me formacionin e tij të preferuar të fillimit tre vjet më parë, pa nënshkrimet e reja. Edhe James Rodríguez ishte titullar.

Titulli i gazetës Marca të martën ishte "Zidane humbet imunitetin", duke iu referuar faktit se disa Madrilenë kanë filluar të lodhen nga këmbëngulja e francezit me gardën e vjetër dhe nga mungesa e imagjinatës taktike.

Comments


bottom of page