Mënyra e çuditshme që Cristiano Ronaldo përdorte për të rritur shpejtësinë e tij që fëmijë.
- miremengjes.net
- Aug 26, 2019
- 1 min read
Të gjithë e dimë që Cristiano Ronaldo është një përbindësh. Edhe pse në moshën 34-vjeçare ai është ende një nga lojtarët më të shpejtë në botë falë rutinës stervitore rraskapitëse të tij.
Por, është vërtetë e pabesueshme metoda që ai përdorte kur ishte fëmijë për të rritur shpejtësinë e tij. Si fillim, sipas shokut të tij më të mirë Miguel Paixao, Cristiano ngacmohej nga shokët e skuadrës tek akademia e Sportingut të Lisbonës për faktin se ai ishte i dobët, gjë e cila sillte nervozizëm tek talenti portugez. Mirëpo palestrat dhe pajisjet në atë kohë nuk ishin një opsion për Cristianon e ri, pasi mundësia financiare e tij ishte e kufizuar. Sipas deklaratës së Paixao, Cristiano kishte gjet një menyrë të fshehur për të pasur akses tek palestra e ekipit të Sportingut.
Ai mbas darkës gjeti një rrugë mbi tarracë dhe me përdorimin e një shkalle ai futej tek palestra dhe stërvitej pa pasur ndonjë instruktor, madje duke krijuar edhe teknikën e vet të tij.
Kur trajnerat e Sportingut zbuluan për këtë, Cristiano u dënua, pasi ai ishte vetëm një fëmijë në atë kohë dhe mund të dëmtonte vetën rëndë. Por, kjo nuk e ndaloi Cristianon, i cili e rriti intensitetin e stërvitjes së tij edhe më shumë, duke e bërë atë të garojë me makina. Sipas Paixao, Cristiano priste tek semaforët dhe sapo semafori të ndizte ngjyrën jeshile ai vraponte me gjithë shpejtësinë e tij për të parakaluar makinat dhe në fund festonte dhe thoshte se ishte më i shpejtë se ato.
Burimi: Oh My Goal
Comments