top of page

Nga Historia e Konispolit, E dua vendin tim..!

Nga Petrit Mulla

Shteti i ri shqiptar, krijojë administraten lokale, per ti sherbier popullit, nepermjet sherbimeve te ndryshme, deri tek investimet e ndryshme, per ti ardhur ne ndihmë komunitetit.

Ne Konispol shteti shqiptar krijoj qëndrën administrative, te asaj kohe, ne vitin 1919-te, te quajtur "Krahinori i Konispolit",i cili perfshinte, 18-te fshatra, qe prej fshatit Kulluricë, deri ne Konispol !

Krahinori i pare i emëruar, nga Qeveria ne Konispol, ishte emëruar Izet Maçi, nga fshati Borsh, deri ne vitin 1920-te !

U zevendesua, nga Lutfi Bektashi, nga Bënça dhe pas tij Asllan Permeti dhe ne fund u emerua Qamil Izet Çami, deri ne vitin 1922, qe funksionoj Krahinori !

ree

NENPREFEKTURA E ÇAMERISE,KONISPOL!

Nenprefektura e Konispolit, u krijua ne vitin 1922, e cila perfshinte 34 fshatra, që nga Theollogua, deri ne Konispol !

Tete vjet me vone, ju hoqen nenprefektures se Konispolit, 6-te fshatra, te cilat ju dhane Delvines, duke i mbetur nenprefektures, së Konispolit 28-te fshatra !

Populli i Krahines, se Konispolit e priti shume mirë, krijimin e Nenprefektures se Çamerisë me qender ne Konispol, si i vetmi qytet i Çamerise, i mbetur brenda kufirit Shqiptare, nga ndarja e pa drejte, qe fuqite e medha bērën, në kurriz te popullit shqiptare, nga Konferenca e Ambasadoreve, ne Londer ne vitin 1913-te !

Per kete ngjarje i derguan, nje telegram Parlamentit shqiptare, Deputetit te zones Hyqimet Delvina dhe Ministrise se Puneve te Brendshme,sipas dokumentit ne AQSH.f.609.d.194,v.1922, me kete permbajtje:

Me gezim te madh, populli i ketij rajoni,me 9 Maj 1922, me mbritjen e nenpunesve te administrates, qe formon këtë Nenprefekturen e Çamerise, me qender ne Konispol, përkrah me te gjitha energjite e tyre, per zhvillimin e Bujqesise, perparimin e Arsimit, zhvillimin e qytetit, hapjen e puneve dhe inisiativen e ngritjes,se nje godine qeveritare te Keshillit te Nenprefektures se Konispolit !


Antaret e Keshillit, qe firmosen telegramin"

Alush Taka, Mustafa Dalani, Rexhep Plaku, Elmaz Zejno, Haxhi Murati, Emin Kuçuku, Llodos Rakipi.

Nenprefekt i pare i Konispolit u emerua z.RASIM KALAKULA dhe me pas per vitet 1923-1924 u emerua z.ZENEL GJOLEKA !

ME 1925 u emerua Z.HASAN PILAVI,me vone nje nga udheheqesit e Ballit Kombetar,nje patriot i madh,i larguar me dhune nga Çameria !

Me 1928-te u emerua nenprefekt z.HASAN DELVINA !

Me 1929 u emerua Z.RAMIZ HARXHI !

Ne vitin 1931 u emerua z.TAFIL BULETINI !

Me 1932 u emerua nenprefekt Z.ZEF LEKA !

Me 1933 u emerua Z.TAIP HILMIA nga Shkotdra !

Ne vitin 1939-1940-te u emereu nenprefekt ne Konispol z.FILIP ÇEKA,nga Shkodra !

Ne vitin 1940-te u emerua z.AHMET DEMI nga Filati !

Ne vitin 1942 u emerua z.REXHEP TROQE,nga Tragjasi i Vlores !

Pas luftes se dyte boterore,partizanet qe fituan luften,emeruan z.TAHO SEJKO,nga Filati dhe pas tij Haxhi Halimi deri ne vitin 1948-te,pasi nenprefektura e Çamerise me qender ne Konispol u eleminua nga shteti komunist !


BASHKIA E KONISPOLIT !

Bashkia e Konispolit kishte nen juridiksionin e saj, Konispolin, fshatrat, Xarre, Dhjapuar(Butrintin),.Mursine, Çiflikun,Verve dhe Dishat !

Bashkia e Konispolit, beri shume pune, duke hapur rruget e brendshme te Konispolit dhe duke i bere me kalldrem, si dhe restauroj te gjitha Kronjet burimet e ujit te pijshem !

Administrata e nenprefektures dhe e Bashkise, i kishin te gjithe nenpunesit te huaj, nga Krahina te tjera, deri edhe nga Veriu nga Shkodra, taktike kjo e ndjekur nga Ahmet Zogu, per te eleminuar, nje nga elementet e mos zbatimit te ligjit,elementin e njohjes, qe i dha sukses administrates se Zogut, i cili qe shtetari i pare qe beri me Shtet Shqiptaret !

Edhe sot dokumentacioni i Shtetit shqiptar te Ahmet Zogut, ka nje veçori te veçante ne forme dhe ne permbajtjen juridike !

E bera kete postim, me historine e Nenprefektures dhe Bashkise se Konispolit, per te treguar, se Konispoli ka qënë, qender e rendesishme Administrative deri ne vitin 1948-te !


Nga Petrit Ali Mulla Konispol me 22/Gusht/2025 !

Comments


bottom of page