top of page

Njëqind herë sa keq!... Opinion nga Pajtim Çaushi

Edhe një mendje mjerane militanti, sado e kriposur me idhulltari partiake të jetë, kur ndodhet ballë dukjesh tragjikomike, stepet dhe thotë:

- Sa keq...

Edhe më i palexuari kur dëgjon thirrmat "kushtetuese" të Presidentit dhe profecitë "shpëtimtare" të Kryeministrit kujton të dëgjuarat e kafeneve për proverbialët karagjozë Don Kishoti e Sanço Panço dhe psherëtin:

ree
Pajtim Çaushi











- Sa turp!...

Jam i bindur se sikur të qenë edhe gratë më shemra për xhelozi paresh e meshkujsh, nuk do të flisnin për shoshoqen me atë mllef e cinizëm si i drejtohen "kokat" e shqipes President dhe Kryeministër njëri tjetrit në vitin 2020. Para kësaj karnavaleje dyshe e shfaqje groteske molieriane vocrraku skamnor i Veriut dhe vogēlushi lypsar i Jugut do psherëtinin duke kujtuar vargjet e Fishtës të shkruara në vitin 1920: "Ta dëgjojë gjithë populli mbarë, dy tri fjalë me thanun deshta: bashkë do bëhen dy shqiptarë aq sa bëhen dy thasë me pleshta..."

Dy kërthitë, me lotë në sy e brengë në shpirt, pëshpërisin për të qindën herë pasthirmë:

- SA KEQ!

Pas kësaj shohin për të gjetur ndonjë shteg që të mund t'ia mbathin diku detit a malit... "Se në vendin e shqipeve mjerimi e pjek fëmijën para se të burrnohet", shkruante Migjeni diku nga vitet '30 të shekullit XX. Sa keq!... Sa keq!... Thirrje, po kujt?... "Malet" heshtin dhe ne heshtje qeshin!...

Comments


bottom of page