top of page

Nostalgji për Dishatin dhe Vërvën

Shahin Ahmeti


Në një pikë fundore të hartës së Shqipërisë e rrethuar nga dy male Saraqini dhe Mëllëzi me mbi 1000m lartësi secili ndodhen 2 fshatra,Dishati dhe Vërva.

Dishati është një fshat malor me lartësi mbi 700m. Në këtë shkrim nuk do të flas për problemet që kanë këto fshatra. Pavarësisht se ato janë prezente. Por për këto probleme më së shumti është detyrë e atyre që jetojnë atje për ti ngritur. Edhe pse vapa bën të vetën këto ditë të bukura Qershori mora rrugën për në vendlindje. Në këtë kohë fshati është mbushur me gjelbërim dhe me lule.

ree

Ecim në sokaqet e ngushta ku kemi kaluar fëmininë dhe veç kënaqësisë në mëndje na vinë kujtimet kur fshati buçiste nga zërat e fëmijëve. Vazhdojmë në brendësi të fshatit dhe s'takojmë askënd. Ç'do gjë e ka mbuluar pluhuri i harresës. Duke ecur nëpër fshat shikojmë verandat e shtëpive gjigande të braktisura plot me vazo lulesh të thara. Të zotët janë larguar dhe kthehen rrallë për ti parë. Më tutje afër një shtëpie të madhe një furrë shekullore gjysëm e rënë. Ajo duket sikur flet."Kthehuni se jam akoma këtu. Ejani të pjekim Klumushtorin,Burekun dhe Brrushtullin."E trishtë në krahë një shtëpie të rrëzuar i ka mbetur vetëm oxhaku gjigand.Mesa duket edhe ai pret familjarët e tij ti mbledhin rreth vatrës si qëmoti.

ree

Fshatin e ka mbuluar gjelbërimi. Dishati 1 fshat me mundësi të pakta jetede por në gjithë historinë e tij shekullore kurrë nuk ka rënë nga 300 banorë. Dhe kjo ka vazhduar deri në vitin 2000. Nga 300 banorë atëherë sot ka vetëm 30. Nga 60 shtëpi në 2000 sot ndizen 15 drita në Dishat. Shkolla e përbashkët 9 vjeçare Dishat - Vërvë në vitin 2000 kishte mbi 45 fëmijë,sot 2 fëmijë dhe 1 mësues. Deri në vitin 2000 kishim një infermierë të barabartë me 1 doktorë, nga atëherë ka 1 çerek shekulli që ska shkelur doktor. Deri vonë në Dishat ishte baxhua që në këtë stinë përpunonte bulmetin që vinte nga kullotat me trëndelinë të Saraqinit dhe Mëllëzit. Kurse sot në Dishat ka 2-3 tufa bagëtish të imta që se kalon numrin700. Ka edhe 2 tufa me lopë. Për shkak të rrugës katastrof prodhimet blegtorale nuk mund ti shesin.

ree

Dishati në vetvete është një muze në miniaturë. Ndërtimet e shtëpive janë prej guri dhe janë të gjitha 2 kate të mbuluara me pllaka guri. Por ky lloj ndërtimi po e humb vlerën sepse mirëmbajtja është shumë e vështirë dhe e pabërballueshme nga kostua. Këto janë disa nga problemet që mesa duket mbas pak vitesh sdo mund të jetojë asnjë tek ky fshat . E njëjta gjë vlen edhe për fshatin Vërvë.


Comments


bottom of page