Oferta marramendëse drejt PSG për Neymarin nga Real Madrid, e cila u refuzua
- miremengjes.net
- Aug 26, 2019
- 1 min read
PSG mund të ketë refuzuar një nga ofertat më marramendëse për Neymarin, sipas L’Equipe dhe Marca, Reali i Madridit i ka ofruar drejtuesve të ekipit parizien një çek prej 110 milion dollarësh dhe 3 lojtar, të cilët janë Keylor Navas, James Rodriguez dhe Gareth Bale. Një ofertë madhështore që ka surprizuar shumë.
Reali ka si synim të heq qafe 3 lojtar të padëshirueshëm tashmë dhe do të përdor paratë e pa shpenzuara për transferimin e mesfushorit Paul Pogba nga Manchester United. Por ka disa arsye të kuptueshme që e shtyn PSG të refuzoi këtë ofertë.
Së pari, PSG po ruan një shumë të madhe parash për të blerë Dybala nga Juventusi dhe gjithashtu drejtuesit po përshtasin skuadrën në mënyrën e duhur për ardhjen e tij. Së dyti, prezenca e Bale dhe James e shqetëson PSG-në, pasi ekipit do ti duhej të shpenzonte një pjesë të madhe të buxhetit për të mbajtur këta dy lojtar, të cilët në të vërtetë nuk i dëshiron si pjesë të ekipit. Gjithsesi, është në interesin e ekipit parizien për të vazhduar negociatat me ekipin madrilen.
Burimi: Oh My Goal
Comments