top of page

Pagat e klubeve në kampionatin spanjoll, "La Liga"


Janë bërë publike kufijtë e pagave për të 20 klubet e La Ligës me gjithsej 2.94 miliardë euro te buxhetuara për sezonin e ri 2019/20.


Barcelona vazhdon të jetë ekipi me kufirin më të lartë të pagave vjetore në kampionatin spanjoll La Liga. Katalanasit e kanë rritur limitin e rrogave me 38.529 milionë euro dhe kanë arritur në 671 milionë euro në total.


Reali i Madridit i ndjek katalanasit duke u renditur në vendin e dytë me 641 milionë euro (+74 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar).

Nuk ka vend për surpriza dhe në podiumin e këtij klasifikimi është Atletiko e Madridit, ku kufiri maksimal i pagave vjetore të të gjithë futbollistëve shkojnë 348 milionë euro. Të gjitha ekipet e kampionatit spanjoll, me përjashtim të Vijarealit dhe Leganesit, e kanë rritur limitin për rrogat e tyre për sezonin 2019-2020. Në këtë fond pagash vjetore përfshihen të gjitha rrogat e futbollistëve, e trajnerit të parë, trajnerit të dytë, për gatitësit fizik dhe akademisë.


Katalanasit kanë konfirmuar edhe një herë tjetër faktin se janë një skuadër me bazë të shëndoshë ekomomike. Afrimi i futbollistëve të rëndësishëm si Grizman dhe De Jong kanë ndikuar në këtë aspekt. Barcelona kërkon që të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe nuk do të kursehet për të mbërritur te ky objektiv i rëndësishëm dhe madhor.


Kufiri i pagës është shuma maksimale që mund të shpenzohet per të mbuluar pagat e lojtarëve, trajnerin dhe ndihmës trajnerin, akademinë dhe fusha të tjera. Ajo llogaritet bazuar në ndryshimin midis të ardhurave dhe kostove strukturore të çdo ekipi. Kufiri i pagës përfshin pagat si fikse ashtu edhe të ndryshueshme, sigurimet shoqërore, primet, koston e blerjes dhe tarifat e agjentëve.


Këto të ardhura për skuadrat vijnë nga të ardhurat televizive, komerciale dhe të tjera aspekte nga menaxhimi i skuadrave. Çdo ekip është i detyruar që në fillimin e çdo kampionati të depozitojë në Ligë dokumentet dhe të dhënat në mënyrë që të garantohet stabiliteti dhe garancia e skuadrës. Kjo shifër sigurisht që mund të ndryshohet me kalimin e muajve, ose në bazë të lëvizjeve që bëjnë ekipet në merkato.


Lista e kufijve të pagave vjetore për cdo klub në La Liga sipas revistes Marca (mln Euro):

1. Barcelona 671.42 mln Euro

2. Real Madrid 641.05 mln Euro

3. Atletico Madrid 348.5 mln Euro

4. Sevilla 185.16 mln Euro

5. Valencia 170.67 mln Euro

6. Villarreal 108.59 mln Euro

7. Klubi Atletik Bilbao 103.18 mln Euro

8. Real Betis 100.35 mln Euro

9. Real Sociedad 81.14 mln Euro

10. Espanyol 68.74 mln Euro

11. Celta 62.12 mln Euro

12. Levante 56.60 mln Euro

13. Getafe 56.284 mln Euro

14. Leganes 52.08 mln Euro

15. Alaves 49.77 mln Euro

16. Eibar 47.12 mln Euro

17. Osasuna 38.69 mln Euro

18. Granada 35.46 mln Euro

19. Real Valladolid 32.03 mln Euro

20. Real Mallorca 29.97 mln Euro

Comments


bottom of page