Pse përherë në varfëri?...
- miremengjes.net

- 7 days ago
- 1 min read
Updated: 6 days ago
Jeta jonë s'është normale,
por thjeshtë jetë vrastare...
Oh sa shumë tinzare na rri
se korrim vetëm varfëri!...
Përvit ndryshimin presim,
po krerët japin trishtimin,
ne ëndërrojmë mirëqënie,
ata na dhurojnë rënimin...
Ne lypim lirinë me mall,
ata racionojnë dhe ajrin...
Deri kur do të presim vallë
qe ëndrrat të na çmallin?
Në tokë shkelim mbi flori
por kemi vetëm varfëri!
Ndaj aspak mos u çudisni
për fatin e fëmijëve që rritni!
Një mbrëmje të rrënuar,
Të gjithë të revoltuar
Me shpirt e zemër të trazuar
Me mendje të turbulluar
Do marrshojmë jug - veri,
jo kurrë me armë në duar,
por vetëm me fjalën liri,
të ardhmen për të kërkuar.
Jo, askush s’ka për të na ndalur.
jemi përherë krah përparimit,
historia mision na ka ngarkuar
fluturimin krah ndryshimit...
Bardhyl Bejko




Comments