top of page

Revista “Klubi i fëmijëve”

Prej kohësh po mendoja për mënyra të ndryshme si e si fëmijët të argëtohen dhe të jenë të angazhuar një pjesë të madhe të kohës me gjëra me vlerë. Kohët e fundit edhe për shkak të pandemisë fëmijët po ekspozohen edhe më shumë orë para ekranit. Ndaj në lidhje me këtë mendova të sjell më një revistë online.

Nëse fëmijët e kanë një kohë dedikuar internetit, le të fokusohen duke shfletuar revistën dhe të njihen me bashkëmoshatarët e tyre të cilët kanë talente të ndryshme dhe të investojnë tek këto talente që i përkasin botës së tyre. Kjo është një lloj nxitje shumë e mirë dhe e këndshme që do të vijojë zinxhir edhe për shumë vogëlushë të tjerë që do të kenë dëshirë që herën tjetër të jenë ata pjesë e revistës.

Revista do të publikohet çdo muaj dhe janë të ftuar të gjithë prindërit nëse duan të angazhojnë fëmijët e tyre nga mosha 3-10 vjeç.









Rubrikat ku mund të marrin pjesë janë:

-Art (vizatim, pikturë, craft)

-Kuzhinë (gatim, receta të shëndetshme)

- Sport (Këshilla për shëndetin fizik dhe momente gjatë këtyre aktiviteteve)

- Letërsi (poezi, prozë)

- Shkencë (Eksperimente të ndryshme të thjeshta)

Megjithatë fëmijët mund të sugjerojnë edhe shumë tema apo fusha të tjera që nuk janë listuar sepse ata kanë më shumë fantazi dhe kreativitet.

留言


bottom of page