top of page

Rezoluta e Kongresit Amerikan për shqiptarët në Serbi

Rezoluta H.R. 6411 nga SHBA-ja

Një hap drejt ndaljes së diskriminimit dhe zgjidhjes së çështjes së Krahinës Shqiptare

🇺🇸 Rezoluta 6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣, nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare.

Iniciativa dhe prezantimi i Rezolutës


Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, i cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, inicoi duke prezentuar Rezolutën me numër H.R. 6411.

📖 Përmes dëshmive të bollshme paraqiti diskriminimin sistematik të komunitetit etnik shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

🔵 Procedura institucionale e miratimit

🔵 Kështu Rezoluta, pasi të kalojë vlerësimin e komisionit, do të raportohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe do të dërgohet në të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për votim.

🟢 Pasi të miratohet sipas propozimit të parashtruar, Rezoluta në fjalë i kalon Senatit të SHBA-së. Pas miratimit nga Senati, Rezoluta si projektligj do t’i dërgohet Presidentit të SHBA-së për nënshkrim.

✅ Rëndësia juridike dhe politike


Miratimi i Projektligjit të Rezolutës përbën një akt me rëndësi të veçantë juridike dhe politike, i cili synon ndalimin e çdo forme diskriminimi dhe garantimin e të drejtave themelore të popullsisë shqiptare.

✔️ Kjo rezolutë krijon bazë normative për trajtimin e çështjes së Krahinës Shqiptare në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut dhe barazisë para ligjit, siç përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare.

📜 Zbatimi i kësaj rezolute do të kontribuojë në një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe ligjërisht të bazuar të çështjes së Krahinës Shqiptare.


Dimensioni historik dhe ndërkombëtar


📚 Ky është NJË ZHVILLIM ME TRAJTIM dhe vlerë HISTORIKE, pasi ndërkombëtarizimi ka arritur në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të SHBA-së dhe çështja e Krahinës sonë është futur në instancat më të larta të Senatit, Kongresit dhe Presidentit të SHBA-së.

📜 Kjo flet se në këtë Krahinë ka diskriminim sistematik dhe se statusi politik dhe juridik mbetet i pazgjidhur, duke shënuar një kapitull të ri dhe moment shumë domethënës për shqiptarët e kësaj Krahine.

☑️ Kjo përbën një mbështetje thelbësore nga Administrata më e lartë amerikane – Capitol Hill dhe Shtëpia e Bardhë.

🗒️ Konteksti historik dhe sakrifica

🗒️ Pas Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992, sakrificës dhe kryengritjes së armatosur përmes luftës së UÇPMB-së, mbrojtjes së pragut, dinjitetit dhe identitetit të Krahinës, si dhe arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.

📕 Zbatimi i Rezolutës së miratuar është veprim konkret me efekte dhe ndikim ndërkombëtar, që do të reflektojë pozitivisht në ndërkombëtarizimin e mëtejmë të çështjes së pazgjidhur të kësaj Krahine, duke pritur intensifikim edhe nga BE-ja dhe OKB-ja.

🇷🇸 Shkeljet e vazhdueshme nga Serbia

🇷🇸 Serbia vazhdon shkelje të rënda dhe mohim sistematik shtetëror, duke mos zbatuar marrëveshjet e viteve 2001, 2009, 2013 dhe 2022, përfshirë:

📚 Mospërfaqësimin me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë

🛑 Moszbatimin e Marrëveshjes së Konçulit (20 maj 2001)

🛑 Militarizimin ekstrem me 48 minibaza ushtarake në Zonën Tokësore të Sigurisë

🛑 Moskthimin e Gjykatës Themelore në Preshevë

🛑 Mosndërtimin e Spitalit Regjional

🛑 Pasivizimin e adresave – pastrim etnik administrativ

🛑 Fshirjen e mbi 25.000 qytetarëve shqiptarë nga regjistrat civilë

🛑 Pamundësinë e shkollimit universitar

🛑 Mosintegrimin proporcional në polici dhe struktura të sigurisë

🛑 Moskthimin e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së

🛑 Moskompensimin e dëmeve të luftës

🛑 Diskriminimin në kulturë, informim dhe investime

🛑 Përdorimin e gjuhës së urrejtjes, racizmit dhe ksenofobisë

📍 Kërkesa për zgjidhje të drejtë

📍 Kjo dëshmon se Krahinë ka shprehur vullnetin plebishitar, i përket Evropës, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, të pranueshme, me ndërmjetësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar.

🗓️ Pas kësaj Rezolute nga SHBA-ja, kërkohet vazhdim i procesit edhe në nivelin më të lartë të BE-së 🇪🇺 dhe OKB-së 🇺🇳, për të detyruar Serbinë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dhe për zgjidhjen përfundimtare të statusit politik dhe juridik të Krahinës.

✍️ Vështrim nga ©️ Refik Hasani

Comments


bottom of page