RUBRIKA: Kënga çame hajde, hajde!...
- Aug 26, 2019
- 1 min read
Jenari - rrjepëgomari,
shkurti i lik - në furrik,
marsi rrip hilq e hilq...
Ditën që hiri marsi
erdhi lejleku na glasi.
Plaka një furkë lesh torri,
kaciqët në shtilë i xorri.
Breshëri e bora ja zunë,
kaciqtë ju bënë gurë.
Ditēn që erdhi prilli
këndoj quqa dhe birbili.
Prëc o dimër se ta hodha
e me stan në mal dolla.
Karbunarë - Paramithi
Mblodhi: Fatos Mero Rrapaj




Comments