top of page

"Shahu në shkolla" - Një rrugëtim që për shkak të mospërkrahjes institucionale, për mua përfundon.

Nga ALBERT ZENUNI


Këto vite pata nderin dhe privilegjin të jem koordinatori i parë i programit “Shahu në shkolla” në Kosovë. Ky mision nuk ishte vetëm një punë, por një thirrje shpirtërore për ta sjellë lojën e mendjes në bankat shkollore.

Me shumë dashuri e përkushtim, punova që fëmijët tanë të njiheshin me bukurinë e shahut. Në çdo klasë ku hyja shihja shkëlqimin në sytë e tyre, kureshtjen për të mësuar, gëzimin e çdo fitoreje dhe vendosmërinë për të menduar ndryshe. Ky ishte shpërblimi më i madh për mua.

ree

Përmes këtij misioni u zhvilluan shumë gara, u zbulua talenti i dhjetëra nxënësve, dhe shahu u bë pjesë e jetës së tyre si mjet edukimi, durimi e strategjie. Jam krenar që ky projekt la gjurmë dhe dëshmi se shahu ka vend të rëndësishëm në shkollat tona.


Fatkeqësisht, për shkak të mosmarrëveshjeve me Federatën e Sportit Shkollor, jam i detyruar t’i jap fund këtij rrugëtimi. Nuk ishte një vendim i lehtë, sepse zemra dhe energjia ime ishin të lidhura fort me këtë punë.


Megjithatë, ndjehem mirënjohës për çdo hap të kësaj rruge dhe falënderues për të gjithë ata që më përkrahën. Besoj me bindje se fara e mbjellë te gjeneratat e reja do të vazhdojë të rritet dhe të japë fryte edhe në të ardhmen.

Comments


bottom of page