Sildi Koqini: " Rama OQI, një gabim serioz i ABC"
- miremengjes.net

- Jul 17
- 2 min read
Anëtarja e Këshillit Bashkiak, Bashkia Konispol reagon ndaj një emisioni të televizionit ABC. Nisur nga refuzimi iKryetarit të Bashkisë Konispol ndaj kërkesës së Romës për shkarkimin e drejtorëve. Ky televizion vendos fjalët greqisht, "Konispoli OQI" në një Bashki që është ndryshe quajtur Bashkia e Çamërisë"

Reagim Publik
Me indinjatë të thellë kam ndjekur një pasqyrim të papranueshëm mediatik nga televizioni ABC News, i cili në edicionin e tij informativ ka shfaqur në ekranin kryesor titullin:
“KONISPOLI: RAMA, OQI!”
Ky është një gabim serioz, një lajthitje e pajustifikueshme që bie ndesh me çdo normë të komunikimit publik dhe etikës profesionale të gazetarisë.
Përdorimi i fjalës “OQI” gjoja nga goja e kryetarit të Bashkisë Konispol krijon konfuzion të rrezikshëm dhe në kontekstin e ndjeshmërisë kombëtare, nënkupton një përpjekje të pakuptimtë ose të qëllimëm për të shtrembëruar identitetin gjuhësor dhe kombëtar të Konispolit.

Dua të theksoj me forcë se:
Konispoli është shqiptar. Ka qenë dhe do të mbetet pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar, në gjuhë, histori dhe ndërgjegje. Çdo tentativë për të krijuar mjegull rreth këtij identiteti qoftë edhe nga një gabim teknik përbën një provokim të rëndë për banorët e Konispolit dhe për të gjithë shqiptarët e Çamërisë.
Si anëtare e Këshillit Bashkiak të Konispolit, kërkoj:
1. Korrigjimin e menjëhershëm të këtij titulli nga ana e redaksisë së ABC News.
2. Një ndjesë publike për këtë lapsus të rëndë që ka cenuar ndjeshmërinë e një komuniteti të tërë.
3. Respekt për të vërtetat historike dhe identitare, që janë baza e bashkëjetesës dhe informimit të drejtë në një shtet demokratik.
Konispoli është tokë shqiptare, me gjuhë shqipe dhe qëndresë shqiptare.
Sildi Koqini
Anëtare e Këshillit Bashkiak të Konispolit




Comments