top of page

Sporti i dytë i preferum i Cristiano Ronaldo mbas futbollit

Talenti portugez Cristiano Ronaldo, përveç futbollit, preferon edhe sporte të tjera. Sipas vetë portugezit në një intervist të tij për DAZN, në të cilën ai shprehet se atij i pëlqejnë edhe sporte të tjera përveç futbollit dhe thotë se Ping-Pongu është sporti i dytë i preferuar i tij duke thënë se ai është sporti i dytë në të cilin ai është më i miri.

Ne të gjithë e dimë që Cristiano është i bekuar me një mentalitet fantastik në bashkëpunim me aftësitë e tij fizike. Në çfarëdo që të marr pjesë ai kurrsesi nuk e pranon humbjen. Ish-shoku i tij i skuadrës tek Manchester United, Patrice Evra në një intervist për ITV është shprehur se një ditë Cristiano Ronaldo dhe Rio Ferdinand ishin duke luajtur Ping-Pong bashkë. Rio ishte duke e mundur dhe të gjithë shokët e skuadrës po bërtisnin dhe po bënin shaka, por Cristiano u acarua shumë dhe direkt mbas ndeshjes ai dërgoi kushuririn e tij të blejë një tavolinë Ping-Pongu. Cristiano u stërvit për rreth dy javë në shtëpinë e tij me këtë tavolinë Ping-Pongu, gjë e cila e bëri atë të tranformohej pas kësaj stërvitje intensive në shtëpinë e tij.

Më pas ai i përdori këto aftësi të reja që kishte fituar për të mundur Rio Ferdinand, i cili e kishte mundur dy javë më para, në sytë e të gjithëve. Ky është një tregues i mirëfilltë i vullnetit të këtij lojtari fantastik dhe tregon qartë që ai nuk është pa arsye në majat e historisë së sportit.


Burimi: Oh My Goal

Comments


bottom of page