top of page

Ti je tek unë

  • Dec 12, 2020
  • 1 min read

Ti je tek unë

E dielli shkëlqen si dikur

Gurgullima e qeshjes pranë veshit

Ujëvarën e ëndërrs më derdh mbiI supe


Ti dorën ma prek me fëshfërime

Blu flladi i syve te tu

Më vesh puhizë fustanin tim të vetëm

E" Erza "më sheh me zili


Një pjesë e jotja jam e di

Po pres që të vijë

E bardha ditë

E të jem e gjitha te ti


E di tashmë

I fundit lot iu këput cepit të syrit

I fundit vetëm

E unë nuk dua ta di pse ike u...


Rabije Bytyqi Prizren.


Comments


bottom of page