Tragjikomedi make-upesh – Pajtim Çaushi
- miremengjes.net

- Dec 15, 2019
- 1 min read

Sa e saktë fjala e urtë e popullit. Fshati digjet, kurva krihet, thotë ai.
Ora 19. Hapni tv TOP - kanal. Shikoni nje tufë meshkujsh e femrash që merren me mejkap majmunësh me ngjyra e vija ne nje fytyre vajze.
Gaztorët dhe gaztoret me ne krye një moderator te quajtur Manush zgērdhihen dhe mundohen të arsyetojnë lloj lloj mendimesh kotkoti për cilësinë e mejkapit dhe emrat e bojrave te cilët i përzjejnë me emrat e tyre.
Çdo fjalë e tyre idiote shoqerohet me hahalitje kaposhësh e pulash. Dhe te mendosh se eshte tv kombetar qe trajton shqetesimet e popullit.
Dhe të shikosh hallet e skamnoreve te Shqiperise. Dhe te ndiesh diçka per ata mjeranë bashkëkombës të rrënuar nga tërmdti që flenë në çadra verore në palcë të dimrit! Dhe të dëgjosh ha ha ha dhe hi hi hi femrameshkujsh në ekrane!... O ZOT, Ç' SKOTË MOÇALI!





Comments