Trajnerët e futbollit: Qasje sulmuese dhe mbrojtëse
- miremengjes.net
- Sep 17, 2019
- 3 min read
Në detin e filozofive të njohura dhe shumë të njohura të futbollit, të qëndrosh si trajner futbolli është një arritje e madhe. Shumë trajnerë janë të njohur për drejtimin e skuadrave më të mira në botë, por puna e kujt është më e lehtë për t’u vleresuar?
Pep Guardiola
Ish-kapiteni i Barcelonës është ndoshta sinonimi i futbollit sulmues modern.
Disa do të debatojne duke thene se ai gjithmonë ka udhëhequr ekipet më të mira në botë. Kjo është e saktë, por askush nuk mund ta mohojë punen e tij. Barcelona fitoi 14 nga 19 titujt e mundshëm gjatë mbretërimit të tij. Ai u transferua në Bayern Munich, ku fitoi katër nga gjashtë trofetë e mundshëm në vitin e parë. Ai fitoi tituj njeri pas tjetrit ne Premier League me Manchester Cityn dhe po ndjek rekordin e tretë të njëpasnjëshëm atje. Nëse hidhni një vështrim se si kanë luajtur Barcelona dhe Bayern Munich në periudhën pas Guardioles, ju mund ta dalloni mirë ndryshimin në bukurinë e lojës.
Parimi kryesor i Pep është pozicionimi. Eshtë çelësi për epërsinë në fushë dhe është arma kryesore që skuadrat e Guardioles përdorin për të thyer kundërshtarët e tyre dhe për të kontrolluar topin. Guardiola mësoi nga mjeshtrat holandezë të një loje të tillë dhe ai e solli atë në një nivel krejtësisht të ri. Yohan Cruyff dikur tha: A e dini pse Barcelona e rifiton topin me shpejtes pasi e humb atë? Sepse nuk kanë pse të vrapojnë më shumë se 10 metra pasi nuk bejne pasime më të gjata se 10 metra.
Guardiola është një mendje mjeshtërore në analizimin e pozicionimit të kundërshtarëve të tij. Sipas tij, lëvizjet e bëra nga linja mbrojtëse e rivalit janë shumë më të rëndësishme sesa lëvizja e topit. Ju duhet të pyesni veten se çfarë e bën Guardiolen të jetë kaq e suksesshem ndërsa sulmon vazhdimisht. Përgjigja është pozicionimi i lojtarëve të tij ne raport me lojtaret e skuadres kundershtare. Ekipi mund të përdore forcën e kursyer për momentin e duhur, në vend që ta humbase atë për vrapime dhe veprime pa një plan te percaktuar.
Antonio Conte
Shume trajnerë përdorin një filozofi të kundërt me atë të Guardioles, por ne vendosëm të merrnim Antonio Conte si modelin e përsosur për qasjen me mendësi mbrojtëse ndaj lojës.
Conte pa dyshim është një mjeshter në llojin e tij. Ai ka fituar tre tituj radhazi në Serie A me Juventusin para se të pretendojë çmimin " Trajneri i sezonit ne Premier League" kur ai drejtoi Chelsea në sezonin 2016/17. Conte u rikthye në Itali ku bëri një fillim premtues të sezonit pasardhes me Inter Milanin.
Conte kaloi vite dhe vite duke testuar formacione të ndryshme para se të vinte në firmën e tij ne formacionin 3-5-2. Tre lojtare në pjesën e prapme, dy krahë, tre në qender të fushës dhe dy përpara - kjo ishte strategjia që i çoi Bianconeri në tre trofe të njëpasnjëshme të Serie A. I njëjti formacion bëri mrekulli me Chelsea pasi Conte arriti të vendoste rekordin e klubit duke fituar 11 ndeshje radhazi në Premier League.
Shumica e sportdashesve ndoshta nuk e pëlqejnë stilin e lojës së Conte-s pasi ai ul ritin e lojes shumicën e kohës kur kalon ne avantazh, pavarësisht nga forca e kundërshtarit. Megjithatë, ai ka rezultate të mëdha dhe askush nuk mund ta mohojë klasin e tij mjeshteror.
Kommentare