top of page

Të njohim krijimtarinë e Pajtim Çaushi

Nga Ibrahim Didani


Ka dekada e vite të gjata, që profesori i gjuhë letërsisë,poeti ,shkrimtari dhe krijuesi letrar ,për fëmijë e të rritur Konispolat- Sarandioti i shquar Pajtim Çaushi, gjëndet denjësisht midis penave të njohura, të nderuara të jugut të vëndit,me një persosmëri të lartë krijuese, artistike ,kulturore të gjithanshme,duke kapur majat e gjinisë letrare të të shkruarit në prozë , poezi,fabula,bile dhe roman ,që rrallë kush tjetër e ka arritur në trevën e Jugut.

Pajtim Çaushi është nga krijuesit, më të devotshëm,më të zellshëm, më të palodhur,më prodhimtarët e trevës Konispol, Delvinës e Sarandës. Janë mbi 20 vepra letrare të këtij autori me aftësi e profesionizëm të lartë, që janë vlerë për autorin dhe krenari për ne patriotët ,miqtë dhe lexuesit e tij ,që e njohim dhe e lexojmë në vite. Të shkruash është pasion i një njeriu të formuar nga ana ideo - letrare,që lexon zellshëm e që shkruan me pasion,për të realizuar një vepër krijuese letrare ashtu siç e mendon ai e si duhet të jetë.

Pajtim Çaushi
Pajtim Çaushi

Shkrimtari Pajtim Çaushi, del gati çdo vit me botimet e tij cilësore të veçanta ,që mendon se janë ushqimi i duhur për mendjen e çdo lexuesi shqiptar.

Mua më pëlqejnë krijuesit që nuk heshtin, nuk bëjnë pauza të gjata ,e nuk e lënë mëndjen pa punë, por e vënë në lëvizje,të krijojë e prodhojë me aftësitë dhe stilin e tij ideo- profesional.

Mua më pëlqejnë edhe ata krijues që gërmojnë në të rejat e teknikave të zhvillimit të krijimit, që gjëjnë tema të veçanta që kanë interes e vlerë për lexuesit dhe shoqërinë.

Mbi të gjitha guxojnë të botojnë e nuk i bien gjoksit të thonë unë botova këtë dhe jam më i miri midis të tjerëve.

Modestia është vlerë , është virtytë i njerëzve të thjeshtë e krijuesve ,që për ta flasin veprat e krijuara dhe botuara me stilin dhe aftësitë ideo - profesionale.

Për Pajtim Çaushin ,flasin dyzinat e botuara të librave ,lexuesit e shumtë mbrënda dhe jashtë atdheut,librat e ruajtura në biblotekat e shumë dashamirësve e të njohurve të tij. Profesori dhe krijuesi Pajtim Çaushi numuron mbi 20 libra të botuar.

Në vitin 1997 boton librin " Teleksi i perëndisë"poezi dhe " Ëndrra Shqiptare ", poemë.

Në vitin 1999 ," Ura e kohës" ,poemë dhe " i shquari i kohës ", novela.

Në vitin 2007 ," Diejt e rremë",poezi.Në 2009 ,"Armal Emi", poezi dhe "Rrënimi i parajsës", poezi.

Në 2001,Robina ëngjëjve ", roman, Në 2002 " Heshtja e unit", roman, Në 2005 - 2009,

romanin " Kryeministri i reve",1 dhe 2. Në vitin 2006 " Shënjtori i Kaonisë", novela për fëmijë.Në vitin 2008 " Pasqyra çudi", novela. Në vitin 2009,"Vogëlushja Vesa", novela. Në vitin 2011, " Zana e syrit të kaltër", roman.

Në vitin 2009" Portreti i njeriut të mirë".ese.

Në vitin 2014 " Monomenti i hijeve", roman.

Në vitin 2017," Nënkryeministri",roman.Në vitin 2019 " Flatrat e Ajra Ajtojt",roman. Në 2020 " Vogëlushe Vesa", Në 2024," Robina e ëngjëjve", roman.

Në 2024 ,"E bukura gjëndet kudo", ese,kritikë,analizë etj.

Çdo botim në vite i nxjerrë nga dora e prefesor Pajtimit, është një sukses i tij ,një dritare ndriçimi,për hapat përpara ,për të parë veten me objektiv ,për angazhime për vepra të reja, që kërkojnë punë pasion,mendim të pjekurisë së tij ideo - artistike,letrare e profesionale .Dhe profesori i ka këto veti e cilësi,i ka treguar me vepra.

Në vazhdën e krijimeve dhe botimeve ,krijuesi dhe shkrimtari i shumë gjinive letrare Pajtim Çaushi ,ecën me idenë dhe moton se librat të japin dituri ,librat ispirojnë progresin ,të ardhmen ,zhvillimin. Librat nderojnë krijuesit që shkruajnë e guxojnë të botojnë vepra të denja letrare,që konkurojnë në tregun mediatik e atë të letërsisë artistike.Libri është pasqyrë që ndriçon mëndje dhe ngre horizontin kulturor -letrar, të çdo lexuesi e pasionanti të devotshëm.

Shtojmë se Pajtim Çaushi, është redaktor letrar në shumë libra me poezi,tregime ,novela e fabula të shumë krijuesve Konispolat ,Delvinjot e Sarandiot. Në vite ka drejtuar me kopetencë e devotshmëri " Shoqatën e krijuesve Jonian",

Ka mbajtur kumtesa,referate letrare, ka promovuar libra dhe ka bërë analiza letrare të shumë prej librave të autorëve Sarandiot të njohur.

Respekte për profesor Pajtim Çaushin.

Comments


bottom of page