Bisedë në shqip
- miremengjes.net

- Jun 3, 2020
- 1 min read
Nga Pajtim Çaushi
Pas ndodhisë së datës 2 qershor 2020 në bodrumin e ambasadës amerikane, Nastradin Hoxha dhe Qerosi i përrallave biseduan me shoshokun.
- E dëgjove o Qeros?... Kater koka udhëheqesish shqiptarë dje i mbyllën si njëthundrakët për nëntë orë në stallë.
- Kush qe burri stallar që guxoi të mbyllë në stallë katër kreshnikë krenarë? - pyeti gjasme i zemëruar Qerosi.

- S'qe burrë, por një grua, e pakët dhe e verdhë si ftua.
- Ua, pse i kyçi e pse i mbylli bandillët si gjëmbaçë prilli?
- I kyçi që të flasin Shqip se për shqipen thonë s'është hiç.
- Eh, sa turp për këtë farë lëtyre që s'kanë cipë e gjak fytyre!
Nastradini u mbeshtet mbi shkopin e thantë e nisi të pëshpërise vargjet Fishtës:
Pse, veç shqip do fol në Shqipni?
(si duen me thanun disa zotni)
Ja pra, gut morgen e kalimera
dhe dobro vjeçer dhe buona sera!
Një e huaj a ca të huaj mundohen t'u mësojnë shqipen e komunikimit liderucëve shqiptarë...
Sa turp të kesh në etninë tënde kombëtare monstra te tilla që të bëjnë të skuqesh e të ulësh kokën!...
Turpi e faqja e zezë qoftë per këta plehra!...





Comments