top of page

Bota është krijimi im...TRIREMA E POEZISE - Sarandë, shtator 2019

(nga fjala e mbajtur prej kryetarit të Shoqates së Krijuesve Jonianë, shkrimtarit Pajtim Çaushi në takimin tre ditor TRIREMA E POEZISE - Sarandë, shtator 2019)

Miq, poetë e poete nga SHBA- ja, Kanadaja, Rumania, Italia, Zvicra, Greqia, Bullgaria!

Vëllezër e motra nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut!

Ndihem i privilegjuar që në emër të Shoqatë së Krijuesve Jonianë t'u shpreh mirënjohjen për pjesëmarrjen në tubimin poetik që zhvillohet në Sarandën tonë të bukur këtu përgjatë brigjeve të Jonit.

Pavarësisht se vini nga vende me gjuhē e kultura të ndryshme, ne merremi vesh bukur pasi komunikojmë qartësisht me gjuhën hyjnore të poezisë...

Krijuesi në gjithëkohë do të jetë biri i lirisë. Liria e tij bëhet e përmasave të pamatshme sepse është pjesë e lirisë shpirtërore. Mendoj se këtu qëndron arsyeja pse ajo zotëron jo vetëm Tokën, por edhe Gjithësinë...


Një mendjehollësi tike vlen sa një zbulim shkencor. Jeta është vuajtje, por jeta është edhe lojë. Çdo tentativë diktature për t'i vënë pranga lirisë krijuese të poetit ka dështuar dhe do të dështojë. Arsyeja është e thjeshtë: si mund të prangoset imagjinata poetike?...

Kuptohet, është fjala për krijimin e quajtur poezi, jo për sajesën folklorizante të botës së fillesës. Këtu ndahet prerë mediokri nga poeti. Atë që mediokriteti me pelerinë krijuesi e shikon si majë, inteligjenca poetike e vlerëson si shtysë për t'u avitur në kater e shkallares. Ku mund të ketë më shumë kulturë poetike, në një pozim sikur modern apo në një thjeshtësi e sinqeritet gati mistik?...



Pyetja e ka përgjigjen brenda: syri vetiak për vetveten është organi i sipërfaqësisë së përjetëshme. Artin nuk e krijon numri i titujve të botuar apo të ëndërruar!...

Endrra e gjithë poetëve e kthyer në parim, shprehet në mënyrë proverbiale tek fjalët: "Bota është krijimi im". Si mund të jetë ndryshe nëse duam një Tokë të bukur?!...

Gjuha e poetit u bë gjuha e intelektualit duke ndërtuar këzhtu strehëzën e vet universale. Kur Oskar Ualdi tha:

"Dua të jrm një libër" miqtë e tij e panë me skepticizëm. Koha i dha të drejtë mjeshtrit të madh. Ai ishte shprehur për dëshirën e gjithë artistë të vërtetë që synojnë pavdekësinë.

Mijëra poetê në glob lakmojnë të jenë një libër, por nuk munden. E rëndësishme është nisja e vazhdimi deri në frymën e fundit, pavarësisht kush zgjidhet për të mos vdekur...

A ka normë vlerësimi krijimi portik? Po, ka një dhe vetëm një: cilësinë artistike të gjallesës poetike.


Të matim peshën e metaforave. tha Aristofani në kohën e vet. Dhe gjyqin e fitoi Eskili kundër Euripidit, Gjyqin e cilësisë.

Poeti i vërtetë i ngjan mermerit. Mund të rrijë mbuluar me shtresa dheu për kohë të gjatë. Duron gurë e dhera mbi, baltën e rëndë në sy, por kthjelltësisht e di:

Edhe po s'u bë gurë për statuja të larta,

edhe po s'u përdor

për buste ëngjëjsh me flatra,një ditë mbi ballë do t'i çelin shkronjat e arta...





Comments


bottom of page