top of page

Edhe nje here per Marksin…

  • Jun 26, 2020
  • 2 min read

Nga Jonila Godole


Le ta harrojme per nje moment rolin e Karl Marksit si frymezues i nje ideologjie qe nxiti lufte klasash, urrejtje dhe krime monstruoze ne regjimet komuniste, meqe te majtet besojne qe ai, Engelsi & co. nuk kane faj, por fajin e ka Stalini, Enveri me shoke qe e perdoren ideologjine per te ruajtur me dhune pushtetin e tyre…

Kur studioja ne universitetin Goethe Frankfurt/Main, ne lenden e Teorise se Shtetit kishim edhe Marksin, ku nder te tjera me bente pershtypje antisemitizmi i tij i flakte dhe stigmatizimi qe u bente kundershtareve me nje gjuhe raciste, antisemite, sharje pafund ndaj „çifuteve“ dhe „zezakeve“. Deri edhe dhendrin e vet, Paul Lafargue, e quante „Pinjoll te nje gorille“, „zezo“, „zezaku yne“ („Abkömmling eines Gorillas, Negrillo, unser Neger“). Kurse Ferdinand Lassalle (kryetari i pare i Partise Socialiste gjermane) e shante „çifut zezak“ („jüdischer Nigger“).

Dhe kete e bente ku, thoni ju? Gjithandej, si dhe ne letrat qe i dergonte mikut te tij, „profetit“ tjeter, Engelsit, ku i lutej per para, po me 1862, biznesi i pambukut qe kishte Engelsi ishte ne krize. Plus, gazeta amerikane, ku Marksi merrte honorare te kripura, „New York Daily Tribune“, i shkurtoi korrespondentet e huaj se po merrej me luften e vet civile. Marksi i servilosej Lassalle-it per fonde, dhe kur ky perfundimisht ia refuzoi, filloi hapur sharjet.

Pyetja qe shtrohet eshte, pse nuk ndihen aktivistet e majte qe ne mos i kane hedhur statujat, protestojne gjithandej ne Perendim per hedhjen e tyre? Te „vrasesh“ babain ideologjik eshte me siguri e veshtire, por te heshtesh para racizmit te tij dhe te akuzosh gjithe te tjeret si menxyra e botes, nuk eshte veçse hipokrizi.


Ne Foto, statuja ne bronx e Marksit ne Chemnitz, 7 m e larte qendron aty e sigurt prej vitit 1971, ndersa shume statuja te tjera rreth tij pas Luftes e deri sot, kane rene, jane shkrire apo jane hequr...


 
 
 

Comments


bottom of page