top of page

Jap bukën e shpirtit për fëmijët në Gaza


Nga JOSIBA OSMANI


Zgjedh të eci drejt një shkretëtire, ku dunat e rërës më mbulojnë fytyrën e lodhur.

Ndihem e pafuqishme, e përpirë nga faji, sa herë përtyp bukën, ndërsa përballë meje më shikojnë sytë e një fëmije të uritur në Gaza.


Dhe ti më thua të besoj në një qeveri, që nga frika dhe paaftësia hesht, duke e kthyer shpinën dhimbjes.

Por qeveria ime nuk është atdheu; nuk është shtëpia, as zemra e njerëzve të mi. Është një barrë e rëndë mbi supe, një thes i mbushur me dhembje, që ma vunë mbi shpinë babai dhe nëna ime.

Qeveria ime më dhemb: unë eci, ajo më mashtron.

Josiba Osmani
Josiba Osmani

Ha bukën e grurit, bukën e tokës së njomur me djersë, pjekur nga duart e një nëne, servirur me dashuri nga i zoti i shtëpisë.

Por qeveria ime e rrëzoi sofrën dhe mua më ra mbi shpirt si gur: shpresa u thye dhe askush nuk pyeti për mundin e derdhur mbi tokë.

Unë i mblodha thërrimet, por duart mu bënë plagë.


O At! O Gjergj Fishta! Më thuaj mallkimin më të lashtë të shqiptarit, që të di kur do të vijë dita të ndiej se dinjiteti në këtë tokë më përket, dhe fqinjët të kenë zili për fytyrën time të ndritur nga krenaria!


Shirat ranë, dhe balli im u vrenjt, si qielli i dimrit të egër.

Po lodhem…

Comments


bottom of page