Konispoli i Çamërisë, pa Shtëpi Kulture
- miremengjes.net
- 15 minutes ago
- 1 min read
Nga Anxhela Qyshka
Ditët e fundit në Konispol, u mbajt një koncert i mrekullueshëm me këngë e valle çame — “Valsi i Kujtesës”. Organizuar nga Qendra Kulturore dhe Shkolla “Bido Sejko”, ky aktivitet na tregoi se Konispoli ka pasuri shpirtërore, artistë të rinj dhe talent të gjallë.

Por, gjithashtu na kujtoi se… Konispoli nuk ka ende një godinë të vetme të quajtur Shtëpi Kulture.
Një qytet që është qendra shpirtërore e çamërisë, që mban mbi vete peshën e historisë dhe trashëgimisë, nuk ka një ambient ku të ruajë, të kultivojë dhe të promovojë identitetin e vet.

Aktivitetet zhvillohen në ambiente të përkohshme, të huazuara, pa infrastrukturë dhe pa mundësi për të ndërtuar një kalendar serioz kulturor.
Asnjë institucion, asnjë qeveri deri më sot nuk ka marrë mundimin të investojë në ndërtimin e një Shtëpie Kulture për Konispolin. Asnjë reagim, asnjë plan konkret. Vetëm premtime të thata që zhduken pas zgjedhjeve.
Kjo është një mungesë respekti ndaj komunitetit çam, ndaj të rinjve që kanë nevojë për hapësira zhvillimi dhe ndaj vetë Shqipërisë, që humbet çdo ditë një copë të trashëgimisë së saj.

Ne nuk kërkojmë luks.Kërkojmë një vend ku brezat të mësojnë nga rrënjët, të krijojnë dhe të rrisin krenarinë për identitetin tonë.Kërkojmë një Shtëpi Kulture për Konispolin, tani.
Kush hesht për kulturën, ka hequr dorë nga e ardhmja.Ne nuk do të heshtim.
#KonispoliKërkonKulturë#ValsiIKujtesës#ShtëpiKultureTani#TrashëgimiaÇame#KulturaËshtëZhvillim
Comments