Këngë për Muharrem Rushitin
- miremengjes.net
- Sep 4, 2019
- 1 min read
Te shtunën pa vajtur drekë,Muharrem Rushiti i shkretë,
shkon vet i tetëmbëdhjetë
në fiqtë në Mallathretë,
porosit Haskon për drekë.
Sa te piqte Haskua deshtë,
vate Kolja me Thomanë
- Ik o Muharrem, i thanë,
se të vjen koshadhja pranë!
Me të shpejt zunë Bezhanë,
të tëre barkazi ranē.
Muharremi trim me fletë
mori malin përpjetë.
Te këmba në argiletë
zuri të hidhte dufekë.
* Muharrem Rushiti - komandant i çetes atdhetare anti osmane nê Çameri
Mursi - Konispol
Comments