top of page

Maska falas për gazetarët në Sarandë

  • Mar 17, 2020
  • 1 min read

Në situatën e rëndë pandemike që ka përfshirë mbarë globin dhe si të tillë edhe vendin tonë, Uninoni i Gazetarve të Sarandës i ka kërkuar drejtorit të DSHP-së Sarandë, mjekut –kirurg të njohur Arjan Kalcuni që gazetarët të paisen me maska, pasi janë më të rrezikuarit për tu prekur nga virusi vdekjeprurës, duke qenë të pranishëm e duke ndjekur ç’do situatë për informimin e publikut.

Kjo kërkesë ka gjetur përgjigje pozitive nga zoti Arjan Kalcuni duke i paisur gazetarët e Sarandës me maska që përdor personi mjekësor.

Ky veprim i drejtorit Kalcuni është përcjellur me mirënjohje nga Unioni i Gazetarve të Sarandës, duke e quajtur si një gjest human në emër të jetëruajtjes. Me këtë rast të këtij shkrimi , nënvizojmë se bashkëpunimi media-shërbim spitalor në Sarandë funksionon normalisht dhe ç’do interesim i gazetarve ka marrë përgjigjen korrekte.

Saranda deri tani nuk ka shënuar asnjë rast pozitiv të pacientve të dyshuar me prekje nga virusi corona. Personeli mjekësor i këtij spitali qëndron në gadishmëri të plotë 24 orë në shërbim të shëndetit të qytetarve, ndërkohë që bëhet apel të repektojnë rigorozisht rregullat e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës se në fund të fundit njeriu është edhe mjeku i vetvetes.

Durimi dhe vetkontrolli do të bëjë t’ia dalim me sukses ndaj kësaj sfide në emër të jetës. Gazetari:

Agron MEMA

 
 
 

Comments


bottom of page