top of page

Olta Xhaçka: Tashmë Forcat Tokësore përgatitje si në NATO

  • Feb 27, 2020
  • 1 min read

Nga sot, oficerët dhe nënoficerët e Forcës Tokësore do të përgatiten në mjedise më dinjitoze dhe me kurrikula e koncepte të reja, sipas modelit të NATO-s dhe norma fizike si ato të SHBA-së.

Qendra Stërvitore e sapo rindërtuar e FT, është e pajisur tashmë me kabinetin e ri të xhenio kimisë, atë taktik, si dhe së shpejti do të pajiset edhe me kabinetin, ku do të përgatiten trupat që do të dërgohen të shërbejnë në misionet në kuadër të OKB-së.

Vetëm dy ditë më parë Kuvendi i RSh miratoi rreth 300 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2019, dedikuara tërësisht për mbështetjen e misioneve të Forcës së Armatosur jashtë vendit. Olta Xhacka Ministër i Mbrojtjes

 
 
 

Comments


bottom of page