top of page

“Po na helmojnë përditë – Luana Harizaj shpërthen kundër skandaleve ushqimore"

Kandidatja për deputete në Qarkun e Tiranës nga "Nisma Shqipëria Bëhet", Luana Harizaj, ka ngritur alarmin për krizën e thellë të sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke e cilësuar situatën aktuale si një dështim të plotë institucional. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, Harizaj ka listuar një sërë skandalesh të fundit, që sipas saj tregojnë papërgjegjshmëri të shtetit ndaj shëndetit të qytetarëve.

Luana Harizaj
Luana Harizaj

“Çdo javë lexoj për një skandal të ri,” shkruan Harizaj. “Luleshtrydhe me pesticide të rrezikshme, salmonelë në mishin e pulës, peshk me parazitë, akullore të kontaminuara me oksid etileni, dhe mandarina të kthyera nga Bashkimi Europian.”

Sipas saj, kjo nuk është thjesht mungesë kontrolli – është një problem që prek sigurinë kombëtare. Por, ajo ofron një zgjidhje konkrete: një sistem i plotë gjurmimi nga ferma te tryeza, modernizim i laboratorëve ekzistues të AKU-së, ngritje laboratorësh të rinj në pikat kufitare dhe laboratorë lëvizës për kontrolle të shpejta dhe efikase.


“Ne e kemi planin dhe vullnetin politik për ta realizuar,” thekson Harizaj. “Në 2025-ën, kemi mundësinë ta ndalim këtë dështim institucional. Ta bëjmë ushqimin në Shqipëri të sigurtë, të kontrolluar dhe dinjitoz.”


Duke iu referuar direktivave të BE-së, ajo e pozicionon këtë prioritet si pjesë të përpjekjeve për një Shqipëri më të denjë dhe më të afërt me standardet europiane.


Comments


bottom of page