top of page

Poezi nga Adriana Istrefi

Module Shkronjore

Rastësisht le të bie në mjekrën e lakuriqit te natës Absurdancës që mjerisht nuk ekziston As...qime te koklavitjes femërore S'ka hire trajtash,gropthi pupje bëhen pejgaron Dhe... Le që mbaresë humbjesh bëjnë Dostojevskin Nje pjellë ofezive të trapultës E çapitjeve ne shigjetë Honololu As mundjes s'mund t'i ruash Virgjilin E pllaqurimës që më ngacmon! Kurrë violinën në harpë nuk e pagëzon Si hipokrizisë të ndryshosh qitjen Në një tabelë të dhjamosur Të një hije-veshkull që barbare perëndon! Kloritë e korrjes së idesë mazlarike një Atlantik I bie çekanëve ne hieroglife Të neuroneve çudibërëse nga dallgë e humbur në pedaljon.. Modulet ikin vrapojne me kujë lutjesh Nga kërce mashkullore të Hënës veshur gjysmë Kanë frikë shpejt rrembejnë viza të bardha As pritje të jeshiltë në gurrë lëmon Modul shkronjash,zbehta me harta pa gojë Vuajnë në Peleponez piktografilin e një deveje Me nje gungë si dunë e hidhur Në dhera zharkosen pa Sekretaviolë Iu ngjisin zanore e plumbë bashtingujsh Mbase asnjë ind nuk kanë në statikë Me neonë shuar friklosen prej tingujsh Hedhura në tokë si bretkosë e griliosur,pa estetikë!

Kozmos Me Logo Fals

Një tjetër kush zgjedh dikush-in Mbase ka grackë ambicioze Nga dikush per tek askush Vendosin ne shah buzëqeshje lojë Me logo "made in" behen Asnjëanës Pipëtijnë në tavolinë rrethore Bëhen e ç'bëhen tollomane Një kurrkush mitokrajlësh! I bien boshtit hemisferë vetore Milje të tëra kozmos përpijnë Ja një matje fanatike Zgjedhin vetveten e lëpijnë False fytyrash shtatanike! 

Rrufepritës Në Trumpetë

Zbarkuan mjelma sanuall në trup të anijes pirate Neone përlyer në strojke pa armë Zhdukej lehtas mjegull në gravura mondane Që blerës kënaqësie e shitën pa andrallë Luhej Moxarti-na rreshtore e imfo-lepirjes Trofetë e gjarpër për te gjallë Të tundjes zvurpër e thember-pirjes Trombë e litodizuar për mallë Kubetë foshnje-mpira gjakosen në mikse Kokëzhdala me kruall bulbi Trumpetë shtrirje duarsh pisk-mikse Ndyjnë frymëmarrje harubi! Nxjerrin jashtë stirokoltën e spinjave tej Ndryshkun e butë të grisjes Zëra plidhur harbojnë përtej Promo-arsonazhin e shtirjes! 

Valse Balsamosjesh

Ja ku jam!  Zgjas ënjtjet e duarve për të kapur formën tënde  Të gishtërinjve shkrorant të dridhjes  Hej tej poshtë jam!  Pervidhem ndaj qaforeve të idesë tënde motare  Të krokadhjes limfatike për tënd vals Ulëras në jam a s'jam!  Thirrmëni për vals bretkosë e kuqe  Me lëkurë pelegrini të shpuarjes  Shkuarjes  Këmbëshpejtave në danc! 

Nofka jote buzë hedhur në përpëlitje  Mbi shpatull rrëmon koka dhe dora egër e hedhjes  Mbi truke vallzimi monogan!  Ndiqja rrahjen tënde te mazhoronte  Nje minxharoz ndjesie herave  Kur takoheshim ne danc  Ne vals qofsha a jam! 

Këmbët hidheshin si mëngjarashe të shpërthyera  Zbëshëm Në falsivitetin e valsit tonak  Brenda ne kuadër gjymtyresh Zbëshëm  Shëndoshur nga pigment endacak!  Krye hedhura ime vegëltore e ikonave balasamosjesh  Që zhdukën baltrën e hundores  "Jâ ku jâm!

Comments


bottom of page