Portret për Myzejene Mulla (Dalani)
- 17 hours ago
- 3 min read
(1939 - 2019)
Pjesa e parë
Nga Pajtim Çaushi
Gruaja me kurajo të heshtur
Nuk di pse për këtë grua të rrallë konispolite kisha krijuar që herët respekt të veçantë. Arsyet mund të ishin të ndryshme e duke filluar nga kohë më të largëta. Kryesorja ishte se të gjitha qenë vlerësuese e respektuese në masën më ekstreme.
Kush ishte kjo grua e dukshme dhe e padukshme, e zëshme dhe e pazëshme për të cilën gjithë konispolitët e veças ata të krahut të nënës time, Fetanetes nuk linin rast pa e përmendur me admirim për virtyte dhe mirësi?...
Biografi reale, jo e stisur

1. Kush ishte Mustafa Dalani?...
Një burrë i urtë dhe i mençur, i qetë dhe i drejtë, i besës dhe i kuvendit. Lindi dhe edukoi fëmijë me virtyte dhe të kulturuar, të urtë dhe njerëzorë, të ndershëm dhe atdhetarë.
Për zonën e Konispolit Mustafa Dalani pati merita e vlera të shumta të njeriut të përkushtuar iluminist. Ai ishte i vetëdijshëm se një popull i arsimiuar nuk mund të mbahet dot në errësirë.
Fakt për këtë është ndihmesa e madhe që dha për hapjeen e shkollës së parë shqipe në Konispol, së bashku me Rushit Dinen si mësonjtor. Të hapje shkollë shqipe në Konispol në ata vite ishte një akt i lartë atdhetarie dhe të merrje mbi vete shumë rreziqe të mund të vinin si nga fqinji që nuk e donte këtë apo dhe injoranca e padijes që patëm si trashëgim nga pushtimi i gjatë osman..
Gjatë luftës për çlirim Mustafa Dalani bashku me të tjerë konispolitë të pasur financuan krijimin dhe mbajtjen në këmbë të çetës partizane Çamëria. Me paret e tyre u blenë armë, ushqime e veshmbathje. Me pasurinë e tyre u mbajtën partizanet me buke dhe shërbime. Dokumenti i lëshuar prej tyre për këtë ndihmë mundësie për ekzistence ishte i llojit tragjikomik. Nga defterët e kohës grisnin një copë letër dhe shkruanin me laps:
- Paret do t'i merrni kur te çlirohet Shqiperia!...
2. Shpërblimi i sakrificës së një atdhetari
Dhe ja si ua shpërblyen këtë sakrificë kur erdhën në pushtet.
Mustafa Dalanit, i sekuestruan 2500 krere dele, kafshët e ngarkesës, 200 hektarë kullotë, 150 hektarë toke bujqësore, rreth 400 rrënjë ullinj si dhe arat ku eshte sot gjimnazi ynë i Konispolit.
Vetë atdhetarin iluminist, Mustafa Dalani e arrestuan dhe e futën në e burgun kala të Gjirokastrës duke e dënuar me disa vite burg. Dënim përse?... Absurde dhe antikombëtare.
U dënua nga pushteti "popullor" në Shqipëri për hapjen e shkollës shqipe!....
U dënua nga ata që i mbajti me ushqime, armë e vshmbathje për të luftuar pushtuesin!... Zbatues i vendimit të pseudogjyqit u bë toga policore e Gjolek Aliut.
3. Rrënjë të thella fisnikërie
Myzejene Mulla Dalani u lind në një familje nga më të pasurat dhe nga më fisniket në Konispol. Ishte bija e tretë e Mustafa Dalanit nga fisi i madh i Dalanenjëve.
Dalanenjtë në jug të Shqipërisë njiheshin nga të gjithë si një fis i hershëm konispolit që u gjendeshin pranë skamnorëve në nevojë më shpejt se vetes dhe të afërmve të tyre.
Për këtë, nga paraardhësit e mi kam dëgjuar një ndodhi shumë shenjuesei.
Gjatë përpunimit të ullinjve dhe nxjerrjes së vajit në lutruvitë e kohës Dalanenjtë bënin një veprim shumë human dhe simbolik.
Në krye, sapo niste të dilte currila e vajit, ata mbushnin enët e jetimëve dhe të atyre që s'kishin, pra të papërkrahurve e të varfërve Pas kësaj hidhin vaj në enët e tyre. Ky veprim dihej se përsëritej vit pas viti, ndaj dhe kur fisi i tyre nxirrte vajin, atje ndodheshin edhe jetimët dhe ata që s'kishin.
Në këtë mjedis njerëzish të drejtë dhe humanë u lind dhe u rrit Myzejenia, ndaj dhe gjithë jetën këtë sjellje pati në marrëdhënie me të tjerët.

Kur Myzejenia ishte rreth 10 vjeç arrestuan babain e saj.
Mbaroi shkollën 7 vjeçare dhe punoi që fëmijë në koperativë bujqësore. Ne vitin 1960 u martua me Ali Mulla. Bashkëshorti ishte nga Mullenjtë e Konispolit, fis i nderuar për fisnikëri e njerëzi.
Lindën katër fëmije. Petriti dhe Neta jetuan, ndërsa dy fëmijët e tjerë vajza nuk mundën të jetonin. Njëra vdiq në të gjashtat e Aliut, babait. Vajza tjeter binjake vdiq pas gjashtë muajsh.
Myzenia gëzoi vetëm shtatë vjetë martesë. Aliu ndërroi jetë ende i ri, në moshën 32 vjeç. Shkak u bënë vuajtjet e shumta që ky i ri kaloi kur iu arratis i ati në USA. Familjen e çuan në dy Interrnime: në Kamëz dhe në Cërrik. Që nga ajo moshë Myzejenia nuk pa më dite të mira. Vetëm vuajtje, vuajtje të mëdha.
Gjatë kohës së qëndrimit në Cërrik humbën dhe të ëmën e tyre, vajzen e vetme të Bedul Takës. (vijon)




Comments