Prof Luan Myrtaj, intelektuali që duhet vlerësuar dhe dëgjuar
- miremengjes.net

- Feb 18, 2020
- 1 min read
Updated: Feb 19, 2020
Prof.Luan Myrtaj është një nga pedagogët e FIN dhe një nga personazhet me integritet në vend. Ai njihet për opinionin e tij të pavarur dhe profesional. Për fushën e inhinierisë është nga personat më kompetentë dhe kualifikuar.
Në një intervistë të dhënë për "Ora News", profesori i njohur në Fakultetin e Ndërtimit, Luan Myrtaj ngriti shumë problematika.
Në lidhje me Rajonizimin sizmik të 89' dhe hartat sizmike, ai u shpreh se ato dolën bllof.
Liberalizmin e ndërtimit e quajti të dëmshëm dhe absurd.
Politekniku nuk ka bërë hapa përpara, por është kthyer në nepotizëm.
Studentë që kanë mbaruar me mesatare 5 deri në 6 bëhen pedagogë.

Në lidhje me tërmetin e fundit, ai u shpreh se inxhinieri zbaton nivelin e riskut të miratuar dhe se është parlamenti ai që vendos se çfarë nivel risku do pranojmë. Kodet e projektimit varen nga ekonomia.
Studimi që u bë në bashkëpunim me NATO tregoi se risku sizmik i vendit tonë është më i madh sesa ai i parashikuar ne 89' dhe se rasti i Thumanës tregoi se hartat e 89 dolën bllof.
Kujtojmë se Prof. Luan Myrtaj është i pari që ka aplikuar shuarësit antisizmikë në një objekt në Tiranë.
Doktoratura që ai ka kryer është pikërisht për shuarësit antisizmikë.
Intelektualë të këtillë duhen vlerësuar dhe dëgjuar nga qeverisja dhe nga opinioni dhe jo të lihen në harresë.
Intervista e plotë më poshtë dhënë në Ora News.




Comments