top of page

Reflektime nga kodra përballë doganës në Qafë-Botë

Updated: Jul 9

Nga Sildi Koqini

Aktiviste për Çamërine

Anëtare e Këshillit Bashkiak, Konispol

Anëtare e " Çamiko Roots"

Pasditen e 27 qershorit, së bashku me disa të rinj të tjerë çamë, ne hapëm një baner të madh me mbishkrimin ‘Drejtësi për Çamërinë’ në kodrën përballë doganës në Qafë Botë, një thirrje për drejtësi drejtuar shtetit grek dhe atij shqiptar.

Drejtësi për Çamërinë
Drejtësi për Çamërinë

Kur ja thash babit ç’plane kishim përgjigja ishte: "Mirë po mos të hapin ndonjë problem policët te dogana poshtë."

Unë e kuptoj babin, siç kuptoj dhe gjithë konispolatët të cilët janë përballur me "hakmarrjen" në doganë sa herë Çamëria ka qenë vokacion i tyre. Por nuk më hapën, e nuk besoj se do të më hapin asnjë problem.

I LOVE ÇAMËRIA
I LOVE ÇAMËRIA

‘Drejtësi për Çamërinë’ nuk ishte thirrje për palën greke në kufi. Ishte thirrje për shtetin. Për të dy shtetet që i ndan Qafa e Botës.


Puna ime e parë ka qenë para rreth 13 vitesh fiks te dogana e pales greke. Kam shpërndarë 3 ditë fletushka për Duty Free. Çdo mëngjes, të trija ditët, mua, një fëmijë 15 vjeç atëherë, që s’dija asnjë llaf greqisht, më sillnin policët grek një tost dhe një lëng portokalli. Gjysh Qeremi, xhaxhai i babit tim, ka punuar gjithë jetën me një karrocë që ndihmonte udhëtarët të transportonin valixhet nga njëra doganë në tjetrën. Ata e dinin që ai ishte çam. E mësuan që unë isha mbesa e tij. Koqini nuk është fjalë e panjohur për grekët.

Autorja e veshur me kostum tradicional çam
Autorja e veshur me kostum tradicional çam

"Drejtësi për Çamërinë" nuk nxit armiqësi mes popujve. Çamët asnjëherë nuk kanë dashur armiqësi.

‘Drejtësi për Çamërinë’ është një thirrje për shtetin shqiptar për të mos heshtur e për shtetin grek për të mos u sjellë sikur Çamëria nuk ekziston.


Drejtësia nuk është shpallje lufte, por detyrim njerëzor dhe ligjor ndaj duhet kuptuar qartë mesazhi ynë pa ngarkesa emocionale dashakeqëse ndaj askujt.


Ne duam ti kthehemi bashkëjetesës së hershme që kemi patur me grekët dhe shqiptarët ortodoks të Çamerisë pasi me ta ndajmë vlera të përbashkëta, luftëra të përbashkëta, gëzime të përbashkëta dhe besojmë që drejtësia do t’i çlirojë edhe ata nga një barrë e rëndë prej afro një shekull.

Të rinj nga Organizata  " Çamiko Roots"
Të rinj nga Organizata " Çamiko Roots"

Asnjë bashkëmoshatar imi grek nuk e kupton dot pamundesinë e gjyshit tim për tu kthyer në shtëpinë ku ka lindur. Babai im nuk shkon dot në shtëpi edhe pse në pashaportë e çertifikatë familjare, vendlindja i shkruhet, Lopës, Greqi.


‘Drejtësi për Çamërinë’ është mënyra jonë për të treguar se ne nuk kemi harruar. Pasardhësit e atyre mijëra burrave e grave, që në 1944-1945, kanë kaluar kufirin në Qafë Botë duke lënë pas shtëpitë, pronat e varret në Çamëri, janë gjallë e nuk do të ndalen deri sa SHTETI SHQIPTAR të thyejë heshtjen e SHTETI GREK të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

ree
ree

Comments


bottom of page