top of page

RISQET NATYRORE DHE RISQET E PERBERA DHE RISHIKIMI I METODAVE PER TIRANEN - Studim nga Tanush Çaushi

  • Nov 30, 2019
  • 2 min read

"Ne te gjitha Planet e Hartuara ne Bashkine e Tiranes mungon nje vleresim risku per risqet e vecanta dhe per riskun e shumefishte."


Studim i pavarur nga Tanush Çaushi

PM DRRM & FS. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit

Fatkeqesite natyrore jane ngjarje te sigurta. Gjithcka eshte probabilitet, por si ngjarje eshte e sigurt qe do te ndodhe, por sdihet se kur. Ato jane te llojeve te ndryshme ku me kryesoret jane permbytjet, zjarret, i nxehti ekstrem, cunamet, rreshqitjet dhe shume te tjera.

Tashme eshte shume e qarte se risqet per fatkeqesite natyrore nuk jane marre parasysh gjate hartimit te planeve Urbanistike.

Ne nje Studim te pavarur per Masterin qe kam kryer prane Universitetit Epoka kam kryer nje studim te pavarur per riskun dhe risqet e shumefishta per qytetin e Tiranes.

Konkluzioni kryesor eshte:

Ne te gjitha Planet e Hartuara ne Bashkine e Tiranes mungon nje vleresim risku per risqet e vecanta dhe per riskun e shumefishte.

Mos vini duart ne koke kur ndodh fatkeqesia, ajo ka ndodhur dhe ndodh. Po cfare masash marrim ne qe ta ndalim? A e mendoni dot se cfare ndodh ne rast se ne qytetin e Tiranes bie fjala vjen nje zjarr? Permbytjet e vogla tashme i kemi pare dhe termetin fatkeqesiht po e shikojme. Politikanet jane fajtoret kryesore, shoqeria e babezitur pa besim dhe pa moral dhe mbi te gjitha nje zhvillim Urban pa marre paraszsh Riskun dhe Riskun e shumefishte per fatkeqesite natyrore.


Me poshte abstrakti i Studimit

ABSTRAKT

Komunitetet gjithmonë do të përballen me fatkeqësi, por në ditët e sotme

fatkeqësitë natyrore shpesh krijohen dhe nxiten nga aktiviteti njerëzor,

Planifikimi i dobët urban; menaxhimi i mjedisit;

; mungesa e mekanizmave rregullatorë të gjitha

këto bëjnë që të rritet risku dhe efekti i dorës së njeriut

(Annan)


Ky studim i pavarur ka për qëllim të përshkruajë llojet e ndryshme të rrezikut natyror për qytetin e Tiranës, si dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në rreziqe të veçanta. Një çështje tjetër e rëndësishme që do të jetë si pjesë gjatë këtij studimi është një vrojtim i rreziqeve kryesore për këtë qytet.

Rishikimi i mjeteve të vlerësimit të rrezikut dhe rreziqeve te shumefishta do të analizohet gjatë këtij studimi dhe sugjerimet përkatëse për përdorimin në praktikë për qytetin e Tiranës do të jepen gjithashtu.

Burime të ndryshme u përdoren për zhvillimin e këtij studimi. Si shqetësim kryesor kemi faktin se mungojnë të dhënat e bazuara në GIS nga Burimet Shqiptare. Të dhëna nga Institucionet ndërkombëtare janë përdorur për këtë qëllim.

Nga ana tjeter eshte dhene nje vrojtim historik i Planit Urban te Tiranes dhe shkalla e urbanizimit.

Rezultatet dhe konkluzionet kanë një pjesë tjetër të këtij studimi dhe në fund sugjerimet e mia.


Comments


bottom of page