top of page

Shpella 27 mijë vjeçare që nuk e njeh shteti shqiptar

Tanush Çaushi


Unë jam Tanush Çaushi, i rritur në Konispol. Fëmijëria ime ka zë, aromë dhe kujtime nga Shpella e Kreshmoit. Shkoja edhe nga kureshtja, por edhe nga krenaria sepse në mendjen time aty dilnin copëza historie të njerëzve të parë.

Aty kam ndier për herë të parë fuqinë e historisë, misterin e të panjohurës dhe krenarinë që ky vend ishte i yni.

Tanush Çaushi
Tanush Çaushi

Le të vimë te problemi që shtroj sot, të dashur lexues:

Ndryshe nga çfarë meriton, kjo shpellë 27 mijë vjeçare, ndër më të lashtat në Europë, vazhdon të jetë e paemërtuar zyrtarisht, pa statusin e Monumentit të Kulturës. Edhe pse e njohur në tërë botën, për qeverinë shqiptare është e pa mbrojtur dhe e lënë në harresë.

Kërkoj me gjithë shpirt dhe ngulm  nga autoritetet:

- T’i japin statusin e Monumentit të Kulturës.

- Të ndërtojnë rrugë e infrastrukturore dinjitoze për tek shpella 

- Të ngrihet një infopoint që të shërbejë si pikë informacioni, por edhe me shërbime për vizitorë nga e gjithë bota.

Kjo nuk është thjesht një shpellë, por është një muze i gjallë, një dëshmi e rracës sonë që ka mbijetuar epoka, akullnaje e luftëra. 

Mos lejoni që të shuhet në heshtje historia jonë e lashtë, krenaria jonë dhe dinjiteti jonë.

Comments


bottom of page