top of page

Studimi: Numri i hapave në ditë, dhe lidhja me nivelin e vdekshmërisë

  • Mar 26, 2020
  • 1 min read

Një studim i ri ku morën pjesë afro 5,000 njerëz zbuloi një lidhje midis numrit të përgjithshëm të hapave në ditë dhe rrezikut të vdekjes për shkak të ndonjë sëmundjeje. Ja rezultatet: - Midis 655 pjesëmarrësve që kryenin më pak se 4,000 hapa në ditë, shkalla e vdekshmërisë ishte 76.7 për 1.000 persona në vit. (Një distancë, 4,000 hapa është afërsisht 3 kilometra.) - Por në mesin e 1.727 personave që arritën të bënin 4,000 - 7,999 hapa në ditë, niveli i vdekjes ra në 21.4 për 1.000 persona. - Edhe më i mirë rezultati për grupin tjetër: Midis 1.539 personave që bënin 8,000 deri në 12,000 hapa të përditshëm, niveli vjetor i vdekjeve ishte 6.9 për 1.000 njerëz, - studiuesit raportojnë.

Ndërsa ata zbuluan se ekzistonte një lidhje midis numrit të hapave që bëheshin në ditë dhe rrezikut të vdekjes, studiuesit nuk zbuluan se shpejtësia hapave (numri i hapave në minutë ) te ishte e lidhur me rrezikshmërinë e vdekshmërisë.


Përgatiti & Editor: Marisa Kotobelli

Marisa Kotobelli

Autorja e shkrimit







Burimi: Science News

 
 
 

Comments


bottom of page