Tanush Çaushi: "Konispoli me energji elektrike, ja si do e zgjidh"
- Anxhela Qyshka
- Apr 15
- 2 min read
Nga Anxhela Qyshka
Në vitin 2025, në Konispol dhe fshatrat përreth dritat ikin shpesh dhe tensioni vjen e ikën si të dojë era që fryn e shiu që bie. Konispol, Shkallë, Dishat, Janjar, Vërvë dhe fshatra të tëra janë lënë në errësirë për vite me radhë.
Kabina të vjetra, linja të amortizuara dhe askush s’merret me këtë. Askush nuk e ndjen si emergjencë që në shtëpinë e një qytetari në Konispol nuk ndizet soba, nuk mbushet telefoni, nuk funksionon frigoriferi.
Kur nuk ka energji elektrike, nuk ka jetë. Nuk ka prodhim, nuk ka shkollë online për fëmijët, nuk ka ujë të ngrohtë për të larë një të moshuar, nuk ka as mundësi për të punuar tokën me mjete moderne.

Ky është realiteti. Dhe kjo është turpi i një shteti që e ka harruar Konispolin.
Por Tanush Çaushi ka një plan. Jo premtime boshe. Por zgjidhje konkrete.
Ja çfarë do bëjë si deputet:
Zëri i energjisë në Parlament
Do propozojë një rezolutë për shpalljen e Konispolit dhe fshatrave përreth si zona me emergjencë energjetike. Në këtë mënyrë, fondet për investime në rrjet do të trajtohen me prioritet kombëtar.
Presion mbi OSHEE për transparencë dhe investim
Do kërkojë auditim publik për gjendjen e rrjetit. Ku kanë shkuar paratë e shlyera nga qytetarët ndër vite? Pse nuk është investuar në linjat e kësaj zone?
Do lobojë që OSHEE të nisë menjëherë modernizimin e linjave në fshatrat më të goditura.
Energji alternative për familjet në fshat
Do propozojë skemë subvencioni për panele diellore të kenë burim të qëndrueshëm energjie.
Punësim lokal dhe mirëmbajtje teknike
Do kërkojë që në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe OSHEE të krijohet një grup pune teknik në Konispol me të rinjtë e zonës për mirëmbajtjen e kabinave, linjave dhe reagim të shpejtë në raste defektesh.
Monitorim i vazhdueshëm i furnizimit
Do nisë një nismë me banorët për raportim në kohë reale të ndërprerjeve dhe tensionit të ulët, për të krijuar presion qytetar mbi OSHEE.
Pse është kjo e rëndësishme?
Sepse pa energji nuk ka as turizëm, as bujqësi, as jetë dinjitoze. Dhe sepse Konispoli është pjesë e Shqipërisë, jo një cep që mbahet në errësirë vetëm se s’ka pushtet dhe s’ka media.
Tanush Çaushi nuk vjen nga Tiranë me batuta. Ai vjen nga rruga e Konispolit me dritë fikur. Vjen si një nga ju. Dhe kur thotë se “nuk dua votën për karrige, por për zgjidhje”, e ka me gjithë mend.
Konispoli meriton të ndriçojë. Jo vetëm nga dielli, por edhe nga shteti. Të bëjmë zgjidhje. Të bëjmë dritë.
Comments