top of page

TIRANA "turistike"

Nga Pajtim Çaushi


Mbrëmje me zheg. Brenda s'rrihet. Lagjia 14 - të në kyeqytet.

Ca e quajnë Kashar, ca i thonë Astir.

Në çast të qarkon kutërbimi mbytës lumit Lanë.

Ca e quajnë Përro i Lanës. Ca i thonë Lumi i Shurrës.

Miliona lekë të firmosura në shkresat e Bashkisë për spërkatje.

Miliona mushkonja në kërcinj e faqe, krahë e barqe...

ree

Kutërbimit të Lumit të Shurrës i bashkohen erërat mbytëse që të vinë në frymëmarrje nga koshat e rrallë të plehrave.

Katër vjetë këtu. Asnjë ditë qoftë dhe një grusht gëlqere s'kam diktuar.

Asnjë gram klor për dizifektim. Asnjë të paktën larje me ujë.

Jo, jo, asnjë herë në asnjë ditë!...

Le të shkojë dikush që ka sy e gojë të kontrollojë shkresat e firmosura.

Kuptohet, nëse e lejuan se kloni është zhdukur nga kufiri, po është vënë në mendjet indiferente të njerëzve.

Miliona lekë të harxhuara për spërkatje nga ajri e toka me avionë e pompa.

Avion jo e jo, por asnjë pompë spërkatje si ato të vreshtave.

Atëherë, gjej shesh, bëj pëshesh!...

Lekët në xhepin drejtorëve e kryetarëve...

Miliarda mikrobet e bakteriet mbytëse sulm në gojën, hundën e sytë e banorëve të kryeqendrës turistike!...

Po ligji, kontrolli, opozita, media?...

Vuvëri... shurdhëri... shurdhmemecëri

28 gusht '25

Comments


bottom of page