top of page

Votoni per alienët!

Eh kjo Shqipëria jonë e pervuajtur mbeti mot e jete porsi ai “Lisi i rrxuem perdhe”.

Kemi nje Qeveri qe sundon si Mbreti Luigj i Frances dhe qe perpiqet te perbalte opoziten sapo ti jepet rasti.

Qeverine qe premton parajsen dhe sjell kohen e Migjenit.

Qeverisje me vizion te ngushte qe nuk shkon pertej interesave te ngushta te mbajtjes se pushtetit.

Qeverisje qe nuk qeveris, por mbreteron.

Qeveri qe sberi kurre reforme administrative dhe perpiqet te mbizoteroje drejtesine dhe zgjedhjet.

Qeverisje qe ne emer te Virusit, pa asnje strategji kufizon lirine e shqiptareve si top llastiku.

Qeveri qe ka bere krushqi me krimin dhe popullit i servir kandidate me precedente penale.

Qeveri e antivlerave.

Qeveri qe i ben leksione si duhet te jete opozita.

Nuk mbarojne kusuret, te dashur miq! Shume kusure ka kjo qeveri qe erdhi per tu bere shprese e shqiptareve dhe u kthye ne fatkeqesi.

Opozita aktuale ne parlament eshte si veshka ne mes te dhjamit. Pa pergjegjesi, me ofiqe dhe me dhurata te planifikuarae te premtuara.

Opozita jashte parlamentit e sulmuar nga te kater anet, nga administrata, media, krimi dhe sundimi.

ree

Te gjithe kerkojne ndryshim ne teori, por kur idealisti i panjohur u kerkon te ndryshojne me ide e program, askush nuk e degjon dhe nuk e merr seriozisht?!

Vjen si me programim pergjigjja e rrufeshme:

- Mos e votoni ate se nuk vjen ne pushtet. Kot e djeg voten tek kjo apo ajo parti. Rama do mbreteroje per mot e jete.

Kete se kemi pare ndonjehere dhe njelloj si te tjeret eshte pa diskutim.

Shume pak ja japin voten nje personi te pa promovuar nga media e blere shqiptare.

Nese fytyres se tij nuk i ben makiazh mediatik Media, ai nuk vlen.

Opinionistet, Mediat flasin per nevojen per ndryshim, por askush nuk e mbeshtet dhe promovon ndryshimin. Te njejtat fytyra te reja shohim edhe nder ta pa ndryshuar.

Nga kush e prisni ndryshimin valle, prisni ndonje Alien te vije befas ne Shqiperi me anijen e vete kozmike?

Ne Shqiperi keta njerez jane, nuk presim ndonje qenie kozmike.


Te gjithe jane te zhytur ne hallet e tyre afatshkurtra dhe me vizion sot per neser.

Dikush i trembur se i heqin buken e gojes...me ben me shenje te pushoj dhe te behem konformist.

Nje tjeter i kamur ne pasuri me mallkon qe kerkoj ndryshim dhe zhvillim dhe rotacion politik.

Disa te tjere te ushqyer nga media se te gjithe jane njelloj si e majta si e djathta, e qendres apo e mbrapadiellit me drejtohet:

- Per ke po e kerkon kete ndryshim politik. Te gjithe njesoj jane.

Edhe gishtat e dores nuk jane njesoj, pale me njerezit. Nese nuk jemi te hapur ndaj ndryshimit dhe alternatives ndryshe nuk do kete ndryshim dhe perparim, por vetem regres.

Le te degjojme me respekt mendimin ndryshe deri ne fund dhe pastaj te arrijme ne konkluzione.

Edhe uji po qendroi i ndernjur per shume kohe, qelbet dhe mban ere te keqe.

Nuk besoj se mendoni se qeverisja jone eshte qelibar.


Te gjithe shqiptaret kemi ngecur ne nje pellg me uje te ndenjur dhe e mbajme ere.

Te gjitheve nuk na pelqen kjo ere dhe ankohemi kurdohere dhe ngado, por lumin qe kalon aty afer i bejme prita te shumta.

Eh, kjo Shqiperia jone e pervuajtur me pellgje te ndenjur shume dhe me lumenj ujeshume!

ree


Comments


bottom of page