top of page

Çfarë kërkojmë ne mësuesit?

Neshat Hyka*

Ne mësuesit jemi të lodhur, ndihemi të raskapitur. Reformat e vazhdueshme në arsim, ndryshimet e herëpashershme në rregullore e ligje, programe, tekste mësimore, metodologji, kualifikime profesionale, na kanë bërë të ndihemi kaq të lodhur.

Ne shpesh ndihemi vetëm dhe dëshirojmë mbështetje dhe mirëkuptim nga drejtuesit e shkollës, nga prindërit dhe shoqëria.

Veçanërsht në këtë kohë me pandeminë e COVID-19 “nëpër këmbë” , më shumë se kurrë,kemi nevojë për mbështetjen dhe mirëkuptimin e shoqërise, prindërve dhe një administratë që na kupton. Ne jemi më të ekspozuarit pas mjekeve ndaj COVID-19.

Shumë mësues janë infektuar, ndërsa marrin lajmet e hidhura që disa mësues nuk kanë mundur të fitojnë betejën me të. Janë mësues të rinj, kolegët tanë, familjarë, janë të përkushtuar pas punës, nxënësve, profesionit dhe po ndahen nga jeta.

Jo të gjithë fëmijët e infektuar i shfaqin simptomat e COVID-19. Më shumë se 30% e nxënësve ( nga ata të infektuarit ) në shkolla nuk shfaqin simptomat e COVID-19 por mund ta përhapin tek të rriturit, mësues, prindër etj..

Ne punojmë përditë me ta dhe e kemi rrezikun çdo ditë me ne.

ree

Çfarë kërkojmë ne?

Para së gjithash ne kërkojmë besim dhe mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe nga Administrata e Shkollës.Nuk po kërkojmë një drejtues shkolle perfekt por një drejtues shkolle që na dëgjon , që na kupton dhe na mbështet.

Ne kemi shumë stres në punën tonë dhe do tju kërkojmë të mos na shtoni strese të tjera.

Një drejtor profesionist nuk kërkon një ditar të hollësishëm në kohën që po jetojmë. Ai/ajo mund të kërkojë një ditar të shkurtuar, në formë axhende dhe ta kërkojë shumë rrallë ose të mos e kontrollojë fare

Kur themi kërkojmë besim, ne nuk duam një drejtues shkolle që të na ruajë e përgjojë pas shpatullave për të parë se cfarë po bëjmë dhe si po e bëjmë orën e mësimit.Nëse ne e dimë se ju na kontrolloni nga distanca ju na shtoni një stres tjetër.Dihet dhe është dokumentuar nga studime të ndryshme që ne nuk japim maksimumin e rendimentit tonë kur punojmë nën stres.

Ne duam një drejtues shkolle që të jetë i ndershëm, që të njëjtës pyetje të bërë nga mësues të ndryshëm ti japi të njëjtën përgjigje.Ne duam të trajtohemi njëlloj të barabartë nga drejtuesi i shkollës.Një drejtues shkolle që mban të preferuarit e tij dhe aq më keq njerëz për ta informuar se cfarë thonë mësuesit për të, ka humbur besimin tone.


Ne kërkojmë një komunikim profesional dhe ne e shikojmë komunikimn e mirë si kyçin e suksesit të shkollës. Ne nuk pranojmë qortime, vërejtje apo ngritje zëri nga drejtuesi i shkollës, veçanërisht në prezencë të tjerëve. Nqs një drejtues shkolle nuk merr edhe mendimin tonë,për punë të rëndësishme në shkollë, por thotë ketu jam unë, këtu do bëhet si them , po të pëlqeu rri po nuk të pëlqeu kërko transferim, ai drejtues shkolle e ka humbur besimin tone.

Ne duam një drejtues shkolle që të ndihmon kur kemi probleme me prindër dhe nxënës që sillen keq.Cdo konflikt, cdo ngjarje ka dy anë, ka dy palë të përfshira.Ne nuk duam një drejtues që pasi dëgjon një palë vendos se ajo palë ka automatkisht të drejtë.

ree

Ne duhet të dëgjohemi dhe tregojmë anën tonë të ngjarjes.Shumë shpesh e vërteta qëndron diku në mes palëve në konflikt.Ne duam që drejtuesit të na mbështesin për aq sa kemi të drejtë dhe aspak më shumë.Nqs një drejtues shkolle kur unë si mësues i paraqes një problem sjellje të një nxënësi dhe ai/ajo më thotë se “epo ne e dimë si sillen adoleshentët” dhe të mos marrë asnjë masë, atëherë ai nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se më ka dekurajuar mua si mësues në punën time.

Ne kërkojmë një drejtues shkolle që e bën kolektivin e mësuesve koperues dhe bashkëpunues.

Dhe në fund fare a ka një vlerësim moral dhe material në këtë kohë tepër të vështirë që po kalojmë nga Ministria e Arsimit për ne? Edhe këtë e kërkojmë, sepse e meritojmë.


*Mësues

Comments


bottom of page